Ndërlidhjet

Iranianët organizojnë protesta të reja kundër Qeverisë


Pamje nga protestat në Iran muaj më parë. Fotografi ilustruese nga arkivi.
Pamje nga protestat në Iran muaj më parë. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Iranianët kanë nisur protesta të reja kundër Qeverisë në dhjetëra lagje në kryeqytetin iranian, Teheran, si vazhdimësi e protestave që janë zhvilluar me muaj në këtë shtet, pas vdekjes një 22-vjeçares Mahsa Amini.

Ajo ka vdekur në shtator të vitit të kaluar sa ka qenë në mbajtje policore, me arsyetimin se nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë.

Protestuesit në lagjen Jannat Abad të Teheranit kanë shpërfaqur mllefin e tyre ndaj ndërhyrjes qeveritare në lirinë e shprehjes, andaj janë dëgjuar duke bërtitur “Liri, liri!” dhe “Vdekje diktatorit”, referencë për liderin suprem, Ayatollah Ali Khamenei.

Në lagjen Ekbatan të Teheranit, e cila ka qenë epiqendër për protestat që janë mbajtur tash e sa muaj, protestuesit janë dëgjuar duke bërtitur slogane kundër pushtetit dhe kanë krijuar postblloqe në zonën e hyrjes në lagje, si dhe kanë vazhduar arrestimin e pjesëmarrësve.

Në disa video të publikuara në rrjetet sociale janë parë disa njerëz duke djegur banerë propagandues të Qeverisë në qytetin iranian Jasuj.

Zyrtarët iranianë kanë fajësuar Perëndimin për organizimin e protestave prej vrasjes së Aminit.

Sipas grupeve për të drejta të njeriut, si pasojë e shtypjes qeveritare, në protesta kanë vdekur më shumë se 500 njerëz, përfshirë 71 fëmijë.

Këto protesta konsiderohen kërcënimi më i madh për Qeverinë islamike prej Revolucionit të vitit 1979.

XS
SM
MD
LG