Ndërlidhjet

Banorët e Irpinit kthehen në shtëpitë e plaçkitura e të minuara


Banorët e Irpinit kthehen në shtëpitë e plaçkitura e të minuara
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:05:14 0:00

Kapiteni i pensionuar i Marinës ukrainase, Andriy Ryzhenko, është kthyer në shtëpinë e tij, në qytezën e shkatërruar të Irpinit, të cilën e ka gjetur të hallakatur e të plaçkitur nga trupat ruse. Ryzhenko, i cili ishte stërvitur me forcat e NATO-s, ka ikur bashkë me familjen e tij, më 24 shkurt, pasi druante se mund të sulmohej nga forcat pushtuese ruse. Ekspertët e eksplozivëve kanë kërkuar mina në shtëpinë e Ryzhenkos, pasi disa granata janë gjetur te një fqinj. Ryzhenko thotë se janë vjedhur mijëra dollarë para të gatshme dhe stoli, si dhe ushqime, veshje të brendshme dhe këpucë. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)

XS
SM
MD
LG