Liderët amerikanë vlerësojnë kontributin e sekretares Albright
Rreth 1,400 veta janë mbledhur më 27 prill në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit, për të kujtuar arritjet e ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, e cila vdiq më 23 mars. Presidenti amerikan, Joe Biden tha se Albright ishte sinonim për Amerikën si forcë për të mirë në botë, ndërkaq ish-presidenti Bill Clinton kujtoi vizitën e fundit në Kosovë dy vjet më parë, ku të dy morën pjesë në zbulimin e bustit dedikuar sekretares Albright. Ajo vlerësohet si një prej personave që ka shtyrë përpara vendimin që aleanca e NATO-s të ndërhynte në Kosovë, ndërhyrje që çoi në çlirimin e Kosovës.
9
Vajzat e ish-sekretares Albright, Anne, Katharine dhe Alice, kujtuan nënën e tyre gjatë ceremonisë të mbajtur në Uashington më 27 prill.
10
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ish-presidentja Atifete Jahjaga.
11
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright vlerësohet si një prej personave që ka shtyrë përpara vendimin që aleanca e NATO-s të ndërhynte në Kosovë, ndërhyrje që çoi në çlirimin e Kosovës.
12
Madeleine Albright vdiq nga kanceri në moshën 84-vjeçare.