Ndërlidhjet

Izraeli rivendos disa masa të kufizimit kundër pandemisë


Një grua merr vaksinën kundër koronavirusit (COVID-19) si pjesë e një iniciative të bashkisë së Tel Avivit që ofron një pije falas për banorët që vaksinohen. Tel Aviv, Izrael 18 shkurt 2021.

Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, tha të mërkurën (4 gusht) se fushata e vaksinimit dhe vendosja e kufizimeve mund ta kursejnë vendin nga një izolim tjetër i përgjithshëm, pavarësisht se rastet e reja me COVID-19 po rriten.

"Qëllimi ynë është që Izraelin ta mbajmë të hapur, mirëpo të mos arrijmë në një situatë të mbushjes së spitaleve", tha ai gjatë një vizite në një qendër të re vaksinimi në Jerusalem.

"Për të parandaluar kufizimet më të ashpra, ne do të vaksinohemi, do të veshim maska dhe do të mbajmë distancën", tha ai.

Qeveria izraelite njoftoi për një sërë kufizimesh të reja të martën, duke përfshirë kërkimin e certifikatave të vaksinave ose testet negative për hyrje në vendet ku gjenden më pak se 100 persona dhe mbajtjen e maskës në ambiente të hapura ku janë më shumë së 100 persona.

Gati 60 për qind e 9.3 milionë qytetarëve të Izraelit kanë marrë dy doza të vaksinës, kryesisht Pfizer/BioNTech. Por, rreth një milion izraelitë ende refuzojnë të vaksinohen edhe pse e gëzojnë këtë të drejtë.

Duke njoftuar kufizimet e reja, autoritetet paralajmëruan se varianti shumë më ngjitës Delta i koronavirusit po përhapej me shpejtësi.

Zyrtarët shëndetësorë u bën thirrje izraelitëve të "ndalojnë shtrëngimin e duarve, përqafimin dhe puthjen".

Delta po përhapet teksa bota heq kufizimet
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:04:54 0:00

Izraeli kishte hequr shumicën e kufizimeve ndaj pandemisë në fillim të qershorit, por filloi të rivendoste disa prej tyre muajin e kaluar pas rritjes së rasteve të reja të të infektuarve.

Gjatë rreth dy javëve të kaluara, Izraeli ka regjistruar mesatarisht më shumë se 2.000 raste të reja në ditë, dhe 229 persona në gjendje të rëndë në spitale.

Shifra është më e larta që nga prilli.

XS
SM
MD
LG