Ndërlidhjet

Hamasi liron tri pengje pas hyrjes në fuqi të armëpushimit në Gazë

Mbështetësit dhe familjarët e pengjeve të mbajtur në Gazë shikojnë transmetimin e lajmit për lirimin e tri grave. Tel Aviv, 19 janar 2025.
Mbështetësit dhe familjarët e pengjeve të mbajtur në Gazë shikojnë transmetimin e lajmit për lirimin e tri grave. Tel Aviv, 19 janar 2025.

Tri pengje që po mbaheshin nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – janë liruar dhe kanë arritur në Izrael njoftuan autoritetet.

Më vonë gjatë 19 janarit, Izraeli pritet të lirojë afër 90 të burgosur palestinezë.

Ky është hapi i parë i marrëveshjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit që hyri të dielën në fuqi.

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se “armët në Gazë kanë pushuar” në bazë të marrëveshjes që ai ideoi në majin e vitit të kaluar.

Presidenti në largim, teksa mori pjesë në një ngjarje në Karolinën e Jugut, tha se ndihmat humanitare veçse kanë nisur të shkojnë në Gazë.

Sipas tij, armëpushimi në Gazë ka “transformuar në mënyrë fundamentale” rajonin e Lindjes së Mesme.

I pyetur nga gazetarët nëse është i shqetësuar për rigrupimin e Hamasit, udhëheqësi amerikan tha se nuk është i shqetësuar.

Nisja e armëpushimit erdhi pasi Hamasi publikoi emrat e tri pengjeve gra - sipas marrëveshjes së armëpushimit - që u liruan më 19 janar.

Një zyrtar izraelit konfirmoi se Romi Gonen, 24-vjeçare, Emily Damari, 28 vjeçe dhe Doron Steinbrecher, 31-vjeçare janë personat e parë që lirohen përmes marrëveshjes së armëpushimit. Gonen ishte rrëmbyer nga festivali i muzikës, Nova, ndërkaq dy gratë e tjera ishin rrëmbyer nga vendbanimi Kfar Aza. Damari është shtetase izraelite dhe britanike.

Mosdërgimi i emrave të pengjeve bëri që hyrja në fuqi e armëpushimit të vonohen për më shumë se dy orë, teksa Izraeli tha më herët se do të vazhdojë luftimet derisa emrat të dorëzoheshin, ashtu siç ishte paraparë në marrëveshjen e arritur më herët gjatë javës. Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se si pasojë e sulmeve izraelite, të paktën tetë persona u vranë mëngjesin e 19 janarit.

Hamasi tha më herët gjatë së dielës se për “arsye teknike në terren” nuk arriti që me kohë të dorëzojë emrat. Përmes një deklarate, grupi radikal palestinez tha se është i përkushtuar për marrëveshjen e armëpushimit.

Në mbarë enklavën palestineze pati festime të dielën dhe disa palestinezë nisën të ktheheshin në shtëpitë e tyre edhe pse vonesat në hyrjen në fuqi të armëpushimit vunë në pah brishtësinë e marrëveshjes.

Kombet e Bashkuara njoftuan se kamionë me ndihmë humanitare kanë nisur të hyjnë në Gazë, pas nisjes së armëpushimit.

“Kamionët e parë me ndihma kanë nisur të hyjnë” në Gazë pak minuta pasi hyri në fuqi marrëveshja, tha zyrtari për ndihmë i OKB-së, Jonathan Whittall, njëkohësisht ushtrues i detyrës të agjencisë për ndihmë në territoret palestineze, OCHA.

Marrëveshja e armëpushimit parasheh dhënien fund të luftës 15-mujore dhe lirimin e pothuajse 100 pengjeve, që u morën gjatë sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor 2023.

Ndërkaq, Izraeli njoftoi se ka arritur të tërheqë trupin e Oron Shaul, një ushtar që ishte vrarë në luftën Izrael-Hamas më 2014. Trupat e Shaulit dhe ushtarit tjetër, Hadar Goldin, kishin qenë në Gazë edhe pas përfundimit të luftës më 2014.

Armëpushimi, që u arrit pas një viti të ndërmjetësimit intensiv nga SHBA-ja, Katari dhe Egjipti, është hapi i parë në një proces të gjatë e të brishtë që synon t’i japë fund luftës 15-mujore.

Në fazën e parë 42-ditore të armëpushimit është paraparë të lirohen 33 pengje që mbahen në Gazë dhe qindra të burgosur palestinezë që mbahen në Izrael. Pakti parasheh që Izraeli të tërhiqet në një zonë brenda Gazës dhe shumë palestinezëve të zhvendosur t’iu mundësohet kthimi në shtëpinë e tyre. Po ashtu, parashihet rritje e ndihmave humanitare për Gazën.

Palestinezët e izraelitët i gëzohen marrëveshjes që synon t'i japë fund luftës në Gazë

Reagimi me gëzim i palestinezëve pas lajmeve për një marrëveshje armëpushimi me Izraelin, në Deir Al-Balah në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, 15 janar 2025.&nbsp;<br />
<br />
Të enjten u raportua se bombardimet izraelite i kanë vrarë dhjetëra njerëz në Gazën e rrënuar nga lufta.
1/16 Reagimi me gëzim i palestinezëve pas lajmeve për një marrëveshje armëpushimi me Izraelin, në Deir Al-Balah në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, 15 janar 2025. 

Të enjten u raportua se bombardimet izraelite i kanë vrarë dhjetëra njerëz në Gazën e rrënuar nga lufta.
Izraeli dhe Hamasi kanë arritur marrëveshje të mërkurën për ndaljen e luftimeve në Rripin e Gazës dhe për këmbimin e pengjeve izraelite me të burgosur palestinezë. Marrëveshjes iu gëzuan palestinezët në Rripin e Gazës të dërrmuar nga bombardimet, dhe izraelitët që presin kthimin e pengjeve.
Protestuesit që kërkonin kthimin e pengjeve izraelite, që u rrëmbyen gjatë sulmit vdekjeprurës të 7 tetorit 2023 nga Hamasi, shihen duke u përqafuar pas lajmeve për armëpushim, Tel Aviv, Izrael, 15 janar 2025.<br />
<br />
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se kabineti nuk do të takohet për ta miratuar marrëveshjen derisa Hamasi të tërhiqet, pasi e akuzoi grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja se po shkel pjesë të marrëveshjes në përpjekje për të fituar më shumë koncesione.
2/16 Protestuesit që kërkonin kthimin e pengjeve izraelite, që u rrëmbyen gjatë sulmit vdekjeprurës të 7 tetorit 2023 nga Hamasi, shihen duke u përqafuar pas lajmeve për armëpushim, Tel Aviv, Izrael, 15 janar 2025.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se kabineti nuk do të takohet për ta miratuar marrëveshjen derisa Hamasi të tërhiqet, pasi e akuzoi grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja se po shkel pjesë të marrëveshjes në përpjekje për të fituar më shumë koncesione.
Izraeli dhe Hamasi kanë arritur marrëveshje të mërkurën për ndaljen e luftimeve në Rripin e Gazës dhe për këmbimin e pengjeve izraelite me të burgosur palestinezë. Marrëveshjes iu gëzuan palestinezët në Rripin e Gazës të dërrmuar nga bombardimet, dhe izraelitët që presin kthimin e pengjeve.
Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe ndërmjetësi kryesor, Katari, njoftuan të mërkurën për arritjen e marrëveshjes, e cila parasheh lirimin e dhjetëra pengjeve izraelite në Gazë dhe ndaljen e luftës 15-mujore, që ka trazuar Lindjen e Mesme dhe ka nxitur protesta në gjithë botën.
3/16 Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe ndërmjetësi kryesor, Katari, njoftuan të mërkurën për arritjen e marrëveshjes, e cila parasheh lirimin e dhjetëra pengjeve izraelite në Gazë dhe ndaljen e luftës 15-mujore, që ka trazuar Lindjen e Mesme dhe ka nxitur protesta në gjithë botën.
Izraeli dhe Hamasi kanë arritur marrëveshje të mërkurën për ndaljen e luftimeve në Rripin e Gazës dhe për këmbimin e pengjeve izraelite me të burgosur palestinezë. Marrëveshjes iu gëzuan palestinezët në Rripin e Gazës të dërrmuar nga bombardimet, dhe izraelitët që presin kthimin e pengjeve.
Fytyra plot habi të fëmijëve palestinezë pas lajmeve për arritjen e marrëveshjes ndërmjet Hamasit dhe Izraelit.&nbsp;
4/16 Fytyra plot habi të fëmijëve palestinezë pas lajmeve për arritjen e marrëveshjes ndërmjet Hamasit dhe Izraelit. 
Izraeli dhe Hamasi kanë arritur marrëveshje të mërkurën për ndaljen e luftimeve në Rripin e Gazës dhe për këmbimin e pengjeve izraelite me të burgosur palestinezë. Marrëveshjes iu gëzuan palestinezët në Rripin e Gazës të dërrmuar nga bombardimet, dhe izraelitët që presin kthimin e pengjeve.
Ndërkohë izraelitët në Tel Aviv po protestonin duke kërkuar lirimin e pengjeve të marra nga Hamasi.&nbsp;
5/16 Ndërkohë izraelitët në Tel Aviv po protestonin duke kërkuar lirimin e pengjeve të marra nga Hamasi. 
Izraeli dhe Hamasi kanë arritur marrëveshje të mërkurën për ndaljen e luftimeve në Rripin e Gazës dhe për këmbimin e pengjeve izraelite me të burgosur palestinezë. Marrëveshjes iu gëzuan palestinezët në Rripin e Gazës të dërrmuar nga bombardimet, dhe izraelitët që presin kthimin e pengjeve.
Pjesëmarrësit mbajnë pishtarë gjatë protestës në mbështetje të pengjeve izraelite, që u rrëmbyen gjatë sulmit vdekjeprurës të 7 tetorit 2023 nga Hamasi, Tel Aviv 15 janar 2025.
6/16 Pjesëmarrësit mbajnë pishtarë gjatë protestës në mbështetje të pengjeve izraelite, që u rrëmbyen gjatë sulmit vdekjeprurës të 7 tetorit 2023 nga Hamasi, Tel Aviv 15 janar 2025.
Izraeli dhe Hamasi kanë arritur marrëveshje të mërkurën për ndaljen e luftimeve në Rripin e Gazës dhe për këmbimin e pengjeve izraelite me të burgosur palestinezë. Marrëveshjes iu gëzuan palestinezët në Rripin e Gazës të dërrmuar nga bombardimet, dhe izraelitët që presin kthimin e pengjeve.
Palestinezët duke festuar për armëpushimin e arritur.&nbsp;
7/16 Palestinezët duke festuar për armëpushimin e arritur. 
Izraeli dhe Hamasi kanë arritur marrëveshje të mërkurën për ndaljen e luftimeve në Rripin e Gazës dhe për këmbimin e pengjeve izraelite me të burgosur palestinezë. Marrëveshjes iu gëzuan palestinezët në Rripin e Gazës të dërrmuar nga bombardimet, dhe izraelitët që presin kthimin e pengjeve.
Punonjës të mediave shihen duke raportuar derisa palestinezët festojnë arritjen e armëpushimit.&nbsp;
8/16 Punonjës të mediave shihen duke raportuar derisa palestinezët festojnë arritjen e armëpushimit. 
Izraeli dhe Hamasi kanë arritur marrëveshje të mërkurën për ndaljen e luftimeve në Rripin e Gazës dhe për këmbimin e pengjeve izraelite me të burgosur palestinezë. Marrëveshjes iu gëzuan palestinezët në Rripin e Gazës të dërrmuar nga bombardimet, dhe izraelitët që presin kthimin e pengjeve.
Më herët, zyra e Netanyahut e akuzoi Hamasin se u tërhoq nga një mirëkuptim i mëparshëm që do t&rsquo;i mundësonte Izraelit të vendoste se cilët të burgosur të dënuar për vrasje mund të liroheshin në këmbim të pengjeve.
9/16 Më herët, zyra e Netanyahut e akuzoi Hamasin se u tërhoq nga një mirëkuptim i mëparshëm që do t’i mundësonte Izraelit të vendoste se cilët të burgosur të dënuar për vrasje mund të liroheshin në këmbim të pengjeve.
Izraeli dhe Hamasi kanë arritur marrëveshje të mërkurën për ndaljen e luftimeve në Rripin e Gazës dhe për këmbimin e pengjeve izraelite me të burgosur palestinezë. Marrëveshjes iu gëzuan palestinezët në Rripin e Gazës të dërrmuar nga bombardimet, dhe izraelitët që presin kthimin e pengjeve.
Kryeministri izraelit, Netanyahu, është përballur me trysni të madhe brenda vendit për t&rsquo;i kthyer në shtëpi dhjetëra pengje që po mbahen në Gazë, por partnerët e ekstremit të djathtë në koalicionin e tij kanë kërcënuar se do ta rrëzojnë qeverinë e tij, nëse ai bën shumë lëshime.
10/16 Kryeministri izraelit, Netanyahu, është përballur me trysni të madhe brenda vendit për t’i kthyer në shtëpi dhjetëra pengje që po mbahen në Gazë, por partnerët e ekstremit të djathtë në koalicionin e tij kanë kërcënuar se do ta rrëzojnë qeverinë e tij, nëse ai bën shumë lëshime.
Izraeli dhe Hamasi kanë arritur marrëveshje të mërkurën për ndaljen e luftimeve në Rripin e Gazës dhe për këmbimin e pengjeve izraelite me të burgosur palestinezë. Marrëveshjes iu gëzuan palestinezët në Rripin e Gazës të dërrmuar nga bombardimet, dhe izraelitët që presin kthimin e pengjeve.
Ndërkohë, bombardimet izraelite kanë vrarë së paku 48 njerëz, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë. Rreth gjysma e të vrarëve ishin gra dhe fëmijë, tha për Associated Press Zaher al-Wahedi, kryetar i departamentit për regjistrim në këtë Ministri.
11/16 Ndërkohë, bombardimet izraelite kanë vrarë së paku 48 njerëz, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë. Rreth gjysma e të vrarëve ishin gra dhe fëmijë, tha për Associated Press Zaher al-Wahedi, kryetar i departamentit për regjistrim në këtë Ministri.
Izraeli dhe Hamasi kanë arritur marrëveshje të mërkurën për ndaljen e luftimeve në Rripin e Gazës dhe për këmbimin e pengjeve izraelite me të burgosur palestinezë. Marrëveshjes iu gëzuan palestinezët në Rripin e Gazës të dërrmuar nga bombardimet, dhe izraelitët që presin kthimin e pengjeve.
Një palestinez duke shikuar në ekranin e telefonit të tij raportimet për marrëveshjen Izrael-Hamas, në Dura, në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, 15 janar 2025.
12/16 Një palestinez duke shikuar në ekranin e telefonit të tij raportimet për marrëveshjen Izrael-Hamas, në Dura, në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, 15 janar 2025.
Izraeli dhe Hamasi kanë arritur marrëveshje të mërkurën për ndaljen e luftimeve në Rripin e Gazës dhe për këmbimin e pengjeve izraelite me të burgosur palestinezë. Marrëveshjes iu gëzuan palestinezët në Rripin e Gazës të dërrmuar nga bombardimet, dhe izraelitët që presin kthimin e pengjeve.
Burra palestinezë duke festuar.<br />
Hollësitë e marrëveshjes ende nuk janë bërë të ditura zyrtarisht, por ka një pasqyrë të asaj se si do të duket ajo bazuar në draftet e publikuara.&nbsp;Në fazën e parë do të nisë një armëpushim gjashtëjavor, gjatë të cilit trupat izraelite do të tërhiqen dalëngadalë nga qendra e Gazës.
13/16 Burra palestinezë duke festuar.
Hollësitë e marrëveshjes ende nuk janë bërë të ditura zyrtarisht, por ka një pasqyrë të asaj se si do të duket ajo bazuar në draftet e publikuara. Në fazën e parë do të nisë një armëpushim gjashtëjavor, gjatë të cilit trupat izraelite do të tërhiqen dalëngadalë nga qendra e Gazës.
Izraeli dhe Hamasi kanë arritur marrëveshje të mërkurën për ndaljen e luftimeve në Rripin e Gazës dhe për këmbimin e pengjeve izraelite me të burgosur palestinezë. Marrëveshjes iu gëzuan palestinezët në Rripin e Gazës të dërrmuar nga bombardimet, dhe izraelitët që presin kthimin e pengjeve.
Disa pjesëmarrëse në protestën në Tel Aviv, ndërkohë që u bë e ditur arritja e marrëveshjes Izrael - Hamas.<br />
Fillimisht Hamasi do t&rsquo;i lirojë 33 pengje &ndash; që pritet të jenë kryesisht gra, të moshuar dhe të sëmurë &ndash; në këmbim të palestinezëve të mbajtur në burgjet izraelite.
14/16 Disa pjesëmarrëse në protestën në Tel Aviv, ndërkohë që u bë e ditur arritja e marrëveshjes Izrael - Hamas.
Fillimisht Hamasi do t’i lirojë 33 pengje – që pritet të jenë kryesisht gra, të moshuar dhe të sëmurë – në këmbim të palestinezëve të mbajtur në burgjet izraelite.
Izraeli dhe Hamasi kanë arritur marrëveshje të mërkurën për ndaljen e luftimeve në Rripin e Gazës dhe për këmbimin e pengjeve izraelite me të burgosur palestinezë. Marrëveshjes iu gëzuan palestinezët në Rripin e Gazës të dërrmuar nga bombardimet, dhe izraelitët që presin kthimin e pengjeve.
Faza e dytë e marrëveshjes përfshin lirimin e pengjeve të mbetura dhe, më e rëndësishmja, përfundimin e luftës.
15/16 Faza e dytë e marrëveshjes përfshin lirimin e pengjeve të mbetura dhe, më e rëndësishmja, përfundimin e luftës.
Izraeli dhe Hamasi kanë arritur marrëveshje të mërkurën për ndaljen e luftimeve në Rripin e Gazës dhe për këmbimin e pengjeve izraelite me të burgosur palestinezë. Marrëveshjes iu gëzuan palestinezët në Rripin e Gazës të dërrmuar nga bombardimet, dhe izraelitët që presin kthimin e pengjeve.
Palestinezët e zhvendosur si pasojë e luftës do të lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre në fazën e parë të marrëveshjes, ndërsa ndihma humanitare do të fillojë të hyjë në enklavën e drejtuar nga Hamasi. Gati të 2.3 milionë banorët e Gazës u detyruan t&rsquo;i braktisnin shtëpitë e tyre gjatë luftës.
16/16 Palestinezët e zhvendosur si pasojë e luftës do të lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre në fazën e parë të marrëveshjes, ndërsa ndihma humanitare do të fillojë të hyjë në enklavën e drejtuar nga Hamasi. Gati të 2.3 milionë banorët e Gazës u detyruan t’i braktisnin shtëpitë e tyre gjatë luftës.
Izraeli dhe Hamasi kanë arritur marrëveshje të mërkurën për ndaljen e luftimeve në Rripin e Gazës dhe për këmbimin e pengjeve izraelite me të burgosur palestinezë. Marrëveshjes iu gëzuan palestinezët në Rripin e Gazës të dërrmuar nga bombardimet, dhe izraelitët që presin kthimin e pengjeve.
Previous slide
Next slide

Ky është armëpushimi i dytë që hyn në fuqi që kur nisi lufta në tetorin e vitit 2023, pasi mbi një vit më parë palët kishin pauzuar luftimet për një javë dhe gjatë asaj periudhe u liruan disa pengje.

Negociatat për fazën e dytë, që konsiderohet më e vështirë, është paraparë të nisin dy javë më vonë. Megjithatë, ka shumë pikëpyetje për këtë çështje, përfshirë edhe atë nëse lufta do të rinisë pas fazës së parë gjashtëjavore dhe si do të lirohen pjesa tjetër e pengjeve.

Lufta në Gazë ka shkaktuar viktima të shumta dhe dëme të mëdha materiale. Si pasojë e ofensivës izraelite janë vrarë më shumë se 46.000 palestinezë.

Mbi 90 për qind e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh është zhvendosur. Kombet e Bashkuara kanë thënë se sistemi i shëndetësisë, rrjeti rrugor dhe infrastruktura vitale janë dëmtuar rëndë. Rindërtimi – nëse armëpushimi arrin në fazën e tij finale – do të merrte kohë disa vite. Po ashtu, çështje e pazgjidhur mbetet edhe se si do të udhëhiqet Gaza pas konfliktit.

Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG