Ndërlidhjet

Izraeli mban ditë zie për viktimat e shtypjes në një festival hebre


Pamje nga vendi ku ka ndodhur incidenti Izrael.

Të dielën në Izrael është duke u mbajtur ditë zie, për shkak të një incidenti që ka ndodhur në një festival hebre në orët e para të së premtes, duke lënë të vdekur 45 burra dhe djem.

Rreth 150 persona janë plagosur në festivalin Lag B'Omer afër Malit Meron, në veri të Izraelit.

Incidenti ka ndodhur si pasojë e shtypjes dhe rrëzimit të njerëzve në turmë.

Besohet se 100,000 persona, kryesisht hebrenj ortodoksë kanë qenë në atë vend.

Dhjetëra të vdekur në Izrael nga shtypja
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:00:55 0:00

Autoritetet kanë identifikuar të gjitha viktimat. Në mesin e tyre janë edhe 12 adoleshentë dhe fëmijë.

Në të gjitha institucionet publike, flamujt janë ulur në gjysmë-shtizë derisa koncertet dhe ngjarjet sportive janë shtyrë.

Agjencia për shpëtim Magen David Adom ka thënë të shtunën që më shumë se 2,200 persona, duke përfshirë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, kanë dhënë gjak, për t’iu ndihmuar të plagosurve.

Të paktën 20 persona janë ende nëpër spitale, kanë raportuar mediat izraelite, shumica prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

XS
SM
MD
LG