Izraeli thotë se nuk ka plane ta kontrollojë jetën në Gazë

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, ka thënë të premten se pasi Izraeli ta shkatërrojë grupin militant Hamas, ushtria nuk ka plan ta kontrollojë “jetën në Rripin e Gazës”.
Gallant i ka bërë këto komente para ligjvënësve, dhe shënojnë herën e parë që një zyrtar i lartë izraelit ka diskutuar për planet afatgjata të Izraelit për Gazën.
Gallant ka thënë se Izraeli pret që lufta me Hamasin të zhvillohet në tri faza.
Ai ka thënë se fillimisht grupi në Gaza do të sulmohet nga ajri dhe me manovra tokësore, më pas do të mposhten pikat e rezistencës, dhe në fund do të pushojë përgjegjësia e Izraelit për jetën në Rripin e Gazës.
Izraeli i ka mbledhur dhjetëra mijëra ushtarë afër kufirit me Gazën, pas masakrës së 7 tetorit nga militantët e Hamasit në tokën izraelite.
Si hakmarrje, Izraeli i ka shpallur luftë Hamasit – i cili e udhëheq Gazën - dhe është zotuar se do ta shkatërrojë grupin.
Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka thënë se rreth 4.000 njerëz janë vrarë dhe mbi 12.500 janë plagosur nga sulmet izraelite.
Banorët atje – mbi 2.1 milionë - kanë mbetur pa furnizime me ushqim, ujë dhe naftë – sipas vendimit izraelit të marrë pak pas sulmeve të Hamasit në Izrael.
Fëmijët e Gazës përballë brutalitetit të luftës
1/18Një vajzë me gjërat e saj shihet në zonën e spitalit Al-Ahli ku qindra palestinezë u vranë në një shpërthim, për të cilin zyrtarët izraelitë dhe palestinezë fajësuan njëri-tjetrin. Palestinezët që u larguan nga shtëpitë e tyre, po strehoheshin në këtë spital mes konfliktit të vazhdueshëm me Izraelin, në Qytetin e Gazës, 18 tetor 2023.
Qindra fëmijë po vazhdojnë të përballen me dhunën në Gazë, mes bombardimeve izraelite, të cilat deri më tani i kanë marrë jetën mbi 3.700 palestinezëve, dhe kanë lënë të plagosur më shumë se 12.000 të tjerë. Popullata e Gazës është kryesisht e moshës së re, teksa rreth 65 për qind e banorëve janë nën moshën 24-vjeçare. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
2/18Një ndihmësmjek pasi ka nxjerrë një fëmijë palestinez të lënduar nga një shtëpi e shkatërruar nga sulmet izraelite, në Khan Younis në Rripin jugor të Gazës, 17 tetor 2023.
Qindra fëmijë po vazhdojnë të përballen me dhunën në Gazë, mes bombardimeve izraelite, të cilat deri më tani i kanë marrë jetën mbi 3.700 palestinezëve, dhe kanë lënë të plagosur më shumë se 12.000 të tjerë. Popullata e Gazës është kryesisht e moshës së re, teksa rreth 65 për qind e banorëve janë nën moshën 24-vjeçare. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
3/18Një foshnje palestineze e plagosur në sulmet izraelite duke u trajtuar në një spital në Khan Younis, Rripi i Gazës m 14 tetor 2023.
Qindra fëmijë po vazhdojnë të përballen me dhunën në Gazë, mes bombardimeve izraelite, të cilat deri më tani i kanë marrë jetën mbi 3.700 palestinezëve, dhe kanë lënë të plagosur më shumë se 12.000 të tjerë. Popullata e Gazës është kryesisht e moshës së re, teksa rreth 65 për qind e banorëve janë nën moshën 24-vjeçare. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
4/18Një punonjës mjekësor bart një fëmijë të lënduar në një sulm izraelit në Khan Younis, në Rripin jugor të Gazës, 19 tetor 2023.
Qindra fëmijë po vazhdojnë të përballen me dhunën në Gazë, mes bombardimeve izraelite, të cilat deri më tani i kanë marrë jetën mbi 3.700 palestinezëve, dhe kanë lënë të plagosur më shumë se 12.000 të tjerë. Popullata e Gazës është kryesisht e moshës së re, teksa rreth 65 për qind e banorëve janë nën moshën 24-vjeçare. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5/18Një burrë palestinez mban një vajzë të plagosur në vendin e sulmeve izraelite, në Khan Younis në Rripin jugor të Gazës, 14 tetor 2023.
Qindra fëmijë po vazhdojnë të përballen me dhunën në Gazë, mes bombardimeve izraelite, të cilat deri më tani i kanë marrë jetën mbi 3.700 palestinezëve, dhe kanë lënë të plagosur më shumë se 12.000 të tjerë. Popullata e Gazës është kryesisht e moshës së re, teksa rreth 65 për qind e banorëve janë nën moshën 24-vjeçare. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
6/18Një burrë duke mbajtur në krahë një fëmijë të vogël pas sulmeve izraelite, në Khan Younis në Rripin jugor të Gazës, 14 tetor 2023.
Qindra fëmijë po vazhdojnë të përballen me dhunën në Gazë, mes bombardimeve izraelite, të cilat deri më tani i kanë marrë jetën mbi 3.700 palestinezëve, dhe kanë lënë të plagosur më shumë se 12.000 të tjerë. Popullata e Gazës është kryesisht e moshës së re, teksa rreth 65 për qind e banorëve janë nën moshën 24-vjeçare. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
7/18Një vajzë palestineze duke qarë ndërsa shihet e lënduar si pasojë e sulmeve izraelite, në Khan Younis, Rripi i Gazës, 14 tetor 2023.
Qindra fëmijë po vazhdojnë të përballen me dhunën në Gazë, mes bombardimeve izraelite, të cilat deri më tani i kanë marrë jetën mbi 3.700 palestinezëve, dhe kanë lënë të plagosur më shumë se 12.000 të tjerë. Popullata e Gazës është kryesisht e moshës së re, teksa rreth 65 për qind e banorëve janë nën moshën 24-vjeçare. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
8/18Fëmijët palestinezë, të cilët u larguan nga shtëpia e tyre mes sulmeve izraelite, strehohen në një qendër të drejtuar nga Kombet e Bashkuara, pas thirrjes së Izraelit për më shumë se 1 milion civilë në Gazën veriore që të zhvendosen në jug, në Khan Younis, Rripi i Gazës, 18 tetor 2023.
Qindra fëmijë po vazhdojnë të përballen me dhunën në Gazë, mes bombardimeve izraelite, të cilat deri më tani i kanë marrë jetën mbi 3.700 palestinezëve, dhe kanë lënë të plagosur më shumë se 12.000 të tjerë. Popullata e Gazës është kryesisht e moshës së re, teksa rreth 65 për qind e banorëve janë nën moshën 24-vjeçare. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
9/18Babai i Alma Al Majayda, tre vjeçe, e vrarë në sulmet izraelite, përqafon trupin e saj gjatë funeralit, në Khan Younis, 19 tetor 2023.
Qindra fëmijë po vazhdojnë të përballen me dhunën në Gazë, mes bombardimeve izraelite, të cilat deri më tani i kanë marrë jetën mbi 3.700 palestinezëve, dhe kanë lënë të plagosur më shumë se 12.000 të tjerë. Popullata e Gazës është kryesisht e moshës së re, teksa rreth 65 për qind e banorëve janë nën moshën 24-vjeçare. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
10/18Disa djem duke mbajtur një vajzë palestineze të plagosur, e cila u shpëtua nga rrënojat e një shtëpie pasi ajo u godit nga sulmet izraelite, në Khan Younis, më 14 tetor 2023
Qindra fëmijë po vazhdojnë të përballen me dhunën në Gazë, mes bombardimeve izraelite, të cilat deri më tani i kanë marrë jetën mbi 3.700 palestinezëve, dhe kanë lënë të plagosur më shumë se 12.000 të tjerë. Popullata e Gazës është kryesisht e moshës së re, teksa rreth 65 për qind e banorëve janë nën moshën 24-vjeçare. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
11/18Një burrë mban një fëmijë të plagosur në vendin e një sulmi izraelit në Khan Younis, më 19 tetor 2023.
Qindra fëmijë po vazhdojnë të përballen me dhunën në Gazë, mes bombardimeve izraelite, të cilat deri më tani i kanë marrë jetën mbi 3.700 palestinezëve, dhe kanë lënë të plagosur më shumë se 12.000 të tjerë. Popullata e Gazës është kryesisht e moshës së re, teksa rreth 65 për qind e banorëve janë nën moshën 24-vjeçare. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
12/18Një burrë mban trupin e një fëmije palestinez të vrarë në sulmet izraelite, ndërsa prapa tij shihen njerëzit duke qarë, në Khan Younis më 17 tetor 2023.
Qindra fëmijë po vazhdojnë të përballen me dhunën në Gazë, mes bombardimeve izraelite, të cilat deri më tani i kanë marrë jetën mbi 3.700 palestinezëve, dhe kanë lënë të plagosur më shumë se 12.000 të tjerë. Popullata e Gazës është kryesisht e moshës së re, teksa rreth 65 për qind e banorëve janë nën moshën 24-vjeçare. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
13/18Një fëmijë duke u luhatur mes ndërtesash të shkatërruara nga një sulm izraelit, në Khan Younis më 19 tetor 2023.
Qindra fëmijë po vazhdojnë të përballen me dhunën në Gazë, mes bombardimeve izraelite, të cilat deri më tani i kanë marrë jetën mbi 3.700 palestinezëve, dhe kanë lënë të plagosur më shumë se 12.000 të tjerë. Popullata e Gazës është kryesisht e moshës së re, teksa rreth 65 për qind e banorëve janë nën moshën 24-vjeçare. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
14/18Një djalë i vogël palestinez duke qarë pasi sulmet izraelite goditën shtëpitë në Rafah, në Rripin e Gazës, 17 tetor 2023.
Qindra fëmijë po vazhdojnë të përballen me dhunën në Gazë, mes bombardimeve izraelite, të cilat deri më tani i kanë marrë jetën mbi 3.700 palestinezëve, dhe kanë lënë të plagosur më shumë se 12.000 të tjerë. Popullata e Gazës është kryesisht e moshës së re, teksa rreth 65 për qind e banorëve janë nën moshën 24-vjeçare. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
15/18Një burrë mban një vajzë palestineze të plagosur ndërsa një grua reagon duke qarë mes muresh të nxira nga tymi si pasojë e sulmeve izraelite në Khan Younis, në Rripin e Gazës, 11 tetor 2023.
Qindra fëmijë po vazhdojnë të përballen me dhunën në Gazë, mes bombardimeve izraelite, të cilat deri më tani i kanë marrë jetën mbi 3.700 palestinezëve, dhe kanë lënë të plagosur më shumë se 12.000 të tjerë. Popullata e Gazës është kryesisht e moshës së re, teksa rreth 65 për qind e banorëve janë nën moshën 24-vjeçare. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
16/18Palestinezët me shtetësi të dyfishtë të mbledhur jashtë pikës kufitare të Rafahut me Egjiptin me shpresën për të marrë lejen për t'u larguar nga Gaza, në mes të konfliktit të vazhdueshëm izraelito-palestinez. Rafah, Rripi jugor i Gazës, 16 tetor 2023.
Qindra fëmijë po vazhdojnë të përballen me dhunën në Gazë, mes bombardimeve izraelite, të cilat deri më tani i kanë marrë jetën mbi 3.700 palestinezëve, dhe kanë lënë të plagosur më shumë se 12.000 të tjerë. Popullata e Gazës është kryesisht e moshës së re, teksa rreth 65 për qind e banorëve janë nën moshën 24-vjeçare. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
17/18Një mjek vrapon drejt një ambulance ndërsa në duar mban një fëmijë palestinez të plagosur, në Gaza, 9 tetor 2023.
Qindra fëmijë po vazhdojnë të përballen me dhunën në Gazë, mes bombardimeve izraelite, të cilat deri më tani i kanë marrë jetën mbi 3.700 palestinezëve, dhe kanë lënë të plagosur më shumë se 12.000 të tjerë. Popullata e Gazës është kryesisht e moshës së re, teksa rreth 65 për qind e banorëve janë nën moshën 24-vjeçare. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
18/18Një fëmijë pushon ulur në valixhe. Palestinezët me shtetësi të dyfishtë janë mbledhur jashtë pikës kufitare Rafah me Egjiptin me shpresën për të marrë leje për t'u larguar nga Gaza, në mes të konfliktit të vazhdueshëm izraelito-palestinez, në Rafah në Rripin jugor të Gazës, 16 tetor 2023.
Qindra fëmijë po vazhdojnë të përballen me dhunën në Gazë, mes bombardimeve izraelite, të cilat deri më tani i kanë marrë jetën mbi 3.700 palestinezëve, dhe kanë lënë të plagosur më shumë se 12.000 të tjerë. Popullata e Gazës është kryesisht e moshës së re, teksa rreth 65 për qind e banorëve janë nën moshën 24-vjeçare. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide
Nga sulmet e Hamasit në tokën izraelite, më 7 tetor, janë vrarë më shumë se 1.400 njerëz.
Një zëdhënës i ushtrisë izraelite ka thënë që Hamasi besohet se i ka marrë edhe 206 pengje në sulmet që i ka kryer në Izrael, dhe dyshohet se i ka dërguar në Gazë.