Ndërlidhjet

Izraeli rinis shpejt varrimin e viktimave të një festivali fetar


Dy hebrenj ortodoksë duke shikuar shkallët drejt Malit Meron.

Izreali ka nisur të shtunën përgatitjet për të varrosur më shumë persona, të cilët kanë mbetur të vdekur në një qendër hebreje të pelegrinazhit.

Pjesë më e madhe e viktimave kanë qenë hebrenj ultra-ortodoksë.

Ceremonia e varrimit pritet të ndodhë pas perëndimit të diellit, që i jep fund ditës në të cilën hebrenjtë pushojnë.

Një pjesë e viktimave janë varrosur të premten, vetëm disa orë pas raportimit për incidentin.

Dhjetëra të vdekur në Izrael nga shtypja
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:00:55 0:00

Incidenti ka ndodhur pasi mijëra persona janë mbledhur në Malin Meron dhe afër varrit të rabinit Shimon Bar Yochai për të shënuar festën Lag BaOmer.

“Deri më tani, trupat e 32 viktimave të katastrofës në Meron janë identifikuar”, ka thënë Ministria e Shëndetësisë në Izrael, të premten vonë, duke shtuar se 22 trupa janë liruar për t’u varrosur.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka premtuar se hetimet që do të nisin, do të sigurojnë që një tragjedi e tillë të mos ndodhë sërish.

Ai e ka quajtur këtë ndodhi si një nga katastrofat më të rënda që ka përjetuar Izraeli në kohë paqeje.

XS
SM
MD
LG