Ndërlidhjet

Japonia zgjat masën e gjendjes së jashtëzakonshme


Ilustrim.
Ilustrim.

Qeveria japoneze ka zgjatur masën e gjendjes së jashtëzakonshme në Tokio dhe tri rajone tjera, deri në fund të muajit maj, me qëllim të uljes së numrit të rasteve të infektimit me koronavirus, që janë duke u rritur pak para se të nisin Lojërat Olimpike Verore.

Ministri japonez i Ekonomisë Yasutoshi Nishimura ka thënë më 6 maj se numri i të infektuarve në Tokio dhe Osaka është ende i lartë.

“Osaka në veçanti është në situatë relativisht të rrezikshme”, ka thënë Nishimura.

Me vendimin e ri restorantet, baret dhe bizneset tjera që shesin alkool do të detyrohen të mbyllen dhe njerëzve do t’iu kërkohet të shmangin udhëtimet jo të domosdoshme jashtë shtëpive të tyre.

Lojërat Olimpike të Tokios nisin më 23 korrik.

Më shumë se 11,000 atletë pritet të marrin pjesë në këtë organizim, i cili është shtyrë vitin e kaluar për shkak të pandemisë.

Japonia veçse ka marrë vendim për të ndaluar pjesëmarrjen e spektatorëve nga vendet e huaja.

Japonia nuk është përballur me situatë të rëndë me pandeminë sikurse kombet tjera.

India shembull, më 7 maj ka regjistruar një rekord prej 414,188 rasteve të reja të infektimit, ndërkohë që procesi i vaksinimit po zhvillohet ngadalshëm.

XS
SM
MD
LG