Java nëpërmjet fotografive
Shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Gruas, protestat në Gjeorgji dhe lufta në Ukrainë ishin disa nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas, prej nga Radio Evropa e Lirë ju sjell fotografitë më të veçanta. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
"Gjithëpërfshirja nuk është veç slogan" është vetëm nga pankartat që mbanin protestuesit në marshin e organizuar me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Prishtinë, ku gratë protestuan për të drejta të barabarta me burrat dhe më shumë siguri.

2
Një skulpturë e mbuluar me akull në Pallatin Beloselsky-Belozersky në Shën Petersburg, Rusi.

3
Marshimi i protestuesve antiqeveritarë në kryeqytetin moldav, Kishinau, më 12 mars.

4
Anëtarët e komunitetit hindu pakistanez duke festuar festën Holi në Karaçi.