Java nëpërmjet fotografive
Shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Gruas, protestat në Gjeorgji dhe lufta në Ukrainë ishin disa nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas, prej nga Radio Evropa e Lirë ju sjell fotografitë më të veçanta. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
13
Njerëzit brenda stacionit të sapohapur Rizhskaya të Linjës së Rrethit të Madh, të metrosë së Moskës.
14
Protestuesit që tundin flamurin e Bashkimit Evropian goditen nga një top uji gjatë përleshjeve me policinë në trazirat para Parlamentit të Gjeorgjisë, në Tbilisi, më 7 mars, ndërsa mijëra demonstrues dolën në rrugët e kryeqytetit për të kundërshtuar projektligjin e diskutueshëm për "agjentët e huaj".
15
Gratë mbështetëse të partisë fetare Jamaat-e-Islami marrin pjesë në një tubim për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas në Lahore, Pakistan, më 8 Mars.
16
Një student i universitetit privat Rana, shihet ulur pranë një posteri me një mesazh në lidhje me kodin e veshjes për studentet femra. Universitetet në Afganistan u rihapën më 6 mars, por vetëm burrat u lejuan të ktheheshin në klasa për shkak të ndalimit të arsimit të lartë për vajzat dhe gratë nga ana e talibanëve.