Një javë nëpër fotografi
Radio Evropa e Lirë sjell fotografi nga ngjarjet kryesore që shënuan javën që lamë pas, si: dalja e një treni nga shinat në Pakistan ku vdiqën më shumë se 30 udhëtarë, pasojat e luftës në Ukrainë, protestat për t’i dhënë fund bllokadës së korridorit Laçin etj. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
9
Banorja vendase Olha Paramonova, 49 vjeçe, dhe nëna e saj, Natalya, shikojnë çatinë e shkatërruar të shtëpisë së tyre, të dëmtuar nga bombardimet e fundit, në Donjeckun e kontrolluar nga Rusia.
10
Një burrë afgan i ulur në një restorant në Mazar-i-Sharif.
11
Një shitës pakistanez në Karaçi duke shitur maska dhe gjësende dekorative me ngjyrat e flamurit kombëtar, ndërsa kombi po përgatitej për të festuar Ditën e Pavarësisë më 14 gusht. Pakistani feston 76-vjetorin e pavarësisë nga sundimi britanik.
12
Një burrë duke mbajtur një grua të plagosur pas sulmeve ruse me raketa në qytetin Pokrovsk në Ukrainën lindore. Të paktën shtatë persona vdiqën në këtë sulm.