Fotografitë e javës
Radio Evropa e Lirë ju sjell fotografi të veçanta nga disa prej ngjarjeve të javës që lamë pas si: ndeshja e futbollit ndërmjet Kosovës dhe Izraelit në stadiumin e Prishtinës, ceremonia martesore për 100 çifte në Afganistan, smogu që ka kapluar disa qytete, etj. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
13
Refugjatët afganë ulen në majë të një kodre jashtë zyrës së Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin në Provincën Nangarhar pranë pikës kufitare Torkham, derisa presin të regjistrohen pas mbërritjes nga Pakistani.
14
Një pilot rumun i avionit ushtarak duke përshëndetur shikuesit nga kabina e tij F16 Falcon pas një demonstrimi gjatë ceremonisë së hapjes që Qendrës Evropiane të Trajnimit F-16 në Borcea, Rumani.
15
Oficerët e policisë duke bartur një të plagosur te punonjësit e Shërbimit të Urgjencës të Ukrainës në një rrugë jashtë Avdijivkas, në Donjeck.
16
Silueta e një punëtori në lindje të diellit ndërsa punon mes ajrit të ndotur që ka përfshirë Lahoren, Pakistan.