Përgatitjet për festën e Kurban Bajramit në Pakistan, Festivali Folklorik Botëror në Rusi, përmbytjet në Soçi... Këto janë disa nga ngjarjet që kanë ndodhur javën që kemi lënë pas në rajonet prej ku raporton Radio Evropa e Lirë. Për më shumë fotogaleri, klikoni KËTU.
Fotografitë e javës

1
Tregtarët shkarkojnë kafshët nga një kamion, teksa bëhen gati për festën e Kurban Bajramit, që shënohet këtë muaj. Karaçi, Pakistan, 6 korrik.

2
Një qendër për vaksinim kundër koronavirusit në Moskë, 6 korrik.

3
Një familje e zhvendosur afgane në provincën Herat. Luftimet midis forcave qeveritare dhe militantëve talibanë atje janë intensifikuar, prejse forcat ndërkombëtare kanë nisur tërheqjen zyrtare nga Afganistani në fillim të majit.

4
Një peruane me veshje tradicionale kërcen në Festivalin Folklorik Botëror në Bashkortostan të Rusisë.