Java nëpërmjet fotografive
Rritja e hyrjes së emigrantëve nga Rusia në Finlandë, dëbimi i emigrantëve afganë nga Pakistani dhe reshjet e borës në disa vende janë ndër ngjarjet e javës që lamë pas në rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë. (Përgatiti: Trim Haliti)

1
Një mace endacake duke u ngrohur nën rrezet e diellit, në një park të mbuluar nga gjethet e vjeshtës, në Bukuresht, Rumani.

2
Një grua në Shtëpinë e Personave të Moshuar dhe pa Përkujdesje Familjare në Prishtinë, duke qendisur.

3
Një veturë e braktisur në vijën e frontit, afër Bahmutit, në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut.

4
Një tren-kuzhinë, i quajtur Treni Ushqimor dhe i ideuar për të gatuar dhe shpërndarë deri në 70.000 shujta në javë, duke u nisur në udhëtimin e tij të parë nga kryeqyteti ukrainas drejt vijave të frontit, në lindje, më 23 nëntor.