Stërvitjet e ushtarëve për luftë dhe shënimi i Ditës së Unitetit në Ukrainë, protesta kundër zhdukjes së qytetarëve në Pakistan dhe kundër formimit të një qeverie pakice në Malin e Zi janë ndër ngjarjet që ndodhën në rajonin nga ku raporton Radio Evropa e Lirë në javën që lamë pas. Për më shumë fotogaleri, klikoni KËTU.
Java përmes fotove
17
Një luftëtar taliban duke drejtuar komunikacionin, teksa një shitës ambulant priste blerës të balonave në formën e zemrës, për Ditën e Shën Valentinit, në Kabul, Afganistan, më 14 shkurt.
18
Ushtarët ukrainas duke marrë pjesë në stërvitje për luftë, në rajonin e Çernihivit, në Ukrainë, më 12 shkurt.
19
Një protestues në mbështetje të aktivistit rus kundër korrupsionit, Aleksei Navalny, para se të arrestohej, në qytetin verior të Arkangelskut, në Rusi, më 13 shkurt.
20
Një grua duke mbajtur një pllakat, me mbishkrimin "Kombi ukrainas është i pamposhtshëm", gjatë Marshit të Unitetit, në Kiev, më 12 shkurt, kundër kërëcnimit të një pushtimi të ri ushtarak të Ukrainës nga Rusia.