Ndërlidhjet

Jordani, dhjetë viktima dhe 251 të plagosur nga rrjedhja e gazit toksik


Aksidenti ne portin e Aqaba ne Jordani. 27 qershor, 2022

Dhjetë njerëz humbën jetën të hënën dhe më shumë se 250 të tjerë po marrin trajtim pas një rrjedhjeje të gazit toksik në portin Aqaba të Jordanisë.

Një kontejner magazinimi i kimikateve ra gjatë transportit si pasojë e një mosfunksionimi të vinçit, bëri të ditur Drejtoria e Sigurisë Publike (PSD) për mediat shtetërore.

Pamjet në televizionin shtetëror treguan një cilindër të madh duke u shkëputur nga një vinç në një anije të ankoruar, çka solli dhe shpërthimin e dhunshëm të gazit të verdhë.

Numri i të vdekurve u rrit në dhjetë, tha Faisal al-Shaboul për AFP, duke përditësuar shifrat fillestare prej pesë viktimash.

Merdiat shtetërore bënë të ditur se Kryeministri Bishr Khasawneh dhe ministri i Brendshëm Mazen al-Faraya u nisën për në vendin e aksidentit.

Zëdhënësi i mbrojtjes civile Amer al-Sartawy kishte raportuar më herët se 234 persona u plagosën pasi tanku i mbushur me gaz toksik shpërtheu si pasojë e keqfunksionimit të vinçit.

"Specialistët dhe ekipi për trajtimin e substancave të rrezikshme në mbrojtjen civile po merren me incidentin”, shtoi Sartawy.

Sipas burimeve zyrtare jordaneze, plazhi jugor i Akaba u evakuua pas incidentit.

Porti Akaba i Jordanisë është terminali i vetëm detar i vendit dhe një pikë kyçe tranziti për një pjesë të madhe të importeve dhe eksporteve të saj.

Autoritetet u kërkuan banorëve të qytetit Aqaba, i cili është rreth 16 km në veri, të qëndrojnë brenda dhe të mbyllin dritaret dhe dyert.

XS
SM
MD
LG