Ndërlidhjet

Jugu i Shqipërisë në luftë me zjarret pyjore

Qindra zjarrfikës shqiptarë kanë luftuar me zjarret që kanë shpërthyer në rajonin jugor të Shqipërisë, të mërkurën e 26 korrikut, përderisa një helikopter zjarrfikës ka hedhur ujë mbi pyjet në flakë.

Zjarrfikësit në Qarkun e Fierit u mbështetën nga 102 pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, dhe 11 automjete ushtarake u dislokuan në zonë, sipas Ministrisë shqiptare të Mbrojtjes.

Policia ka thënë se ka parë rritje të rasteve të zjarrvënies gjatë ditëve të fundit, dhe ka identifikuar 14 njerëz, të cilët janë akuzuar për ndezjen e zjarreve. Shumë fermerë në Shqipëri ua vënë flakën arave për të pastruar kashtën, shkurret dhe mbetjet tjera, para mbjelljeve të reja.

(Përgatiti: Trim Haliti)


Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG