Greqia, javët e fundit po ballafaqohet me rritje të numrit të migrantëve që kalojnë nga Turqia në territorin grek. Një person ka vdekur nga zjarri që shpërtheu të dielën (29 shtator 2019) në një kamp migrantësh në ishullin Lesbos. Migrantët u përleshën me policinë, në kampin Moria që strehon rreth 12 mijë njerëz.
Jeta në kampet e mbipopulluara të migrantëve në Greqi
5
Migrantët qëndrojnë pranë barakave të djegur nga zjarri. Në javët e fundit, mijëra migrantë sirianë dhe afganë kanë kaluar nga Turqia në Greqi.
6
Përkundër shpërndarjes së protestuesve përmes gazit lotsjellës, policia nuk mundi të arrinte menjëherë në zonën që e përfshiu zjarri. Ka raporte të pakonfirmuara se aty gjendet një trup tjetër i djegur.
7
Një ditë pas trazirave, fëmijët luajnë në kampin Moria të ishullit Lesbos, i cili strehon rreth 12 mijë refugjatë dhe migrantë.
8
Një migrant është parë brenda tendës së tij, në një kamp të improvizuar pranë kampit Moria.