Greqia, javët e fundit po ballafaqohet me rritje të numrit të migrantëve që kalojnë nga Turqia në territorin grek. Një person ka vdekur nga zjarri që shpërtheu të dielën (29 shtator 2019) në një kamp migrantësh në ishullin Lesbos. Migrantët u përleshën me policinë, në kampin Moria që strehon rreth 12 mijë njerëz.
Jeta në kampet e mbipopulluara të migrantëve në Greqi
13
Një grua dhe një fëmijë ecin rrugës për në kampin e improvizuar. Greqia në fillim të shtatorit filloi të zhvendosë migrantët nga kampi në ishullin Lesbos, pasi autoritetet thanë se në kamp qëndrojnë një numër katër herë më i madh i migrantëve karahasuar me kapacitetet e kampit.
14
Mijëra jelekë shpëtimi të hedhura nga migrantët.
15
Arritja e migrantëve në portin Skala Sikamias në Greqi. Aty gjenden edhe ekipet e shpëtimit nga Agjencia Evropiane e Kufijve (Frontex). Greqia është porta kryesore e Evropës për azilkërkuesit sirianë, afganë dhe irakianë, dhe përbën më shumë se gjysmën e 56,000 migrantëve që kanë zbarkuar në bregdetin verior të Mesdheut këtë vit.
16
Një migrante me një foshnje në dorë, ndihmohet nga zyrtaret e Frontex-it.