Ndërlidhjet

Raportohet se Kanadaja do të pranojë afganët e strehuar në Emirate


Afganët duke u larguar nga Afganistani më 25 gusht 2021.
Afganët duke u larguar nga Afganistani më 25 gusht 2021.

Qeveria kanadeze është pajtuar që të marrë rreth 1.000 afganë, të cilët për më shumë se pothuajse një vit kanë jetuar në një qendër refugjatësh në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Këta afganë ikën nga shteti i tyre pasi talibanët morën kontrollin e Afganistanit gushtin e kaluar.

Duke cituar shtatë burime, Reuters raportoi se Otava është pajtuar që t’i pranojë refugjatët, të cilët po prisnin të vendoseshin në Shtetet e Bashkuara. Tani, autoritetet po shqyrtojnë rastet për të identifikuar se cilët persona i plotësojnë kriteret për zhvendosje në Kanada.

Kriteret e Kanadasë për zhvendosjen e qytetarëve nga qendrat përfshijnë pakicat fetare, gratë beqare, shërbyesit civilë, aktivistët e shoqërisë civile dhe gazetarët, thanë burimet për Reuters.

Zhvendosja e afganëve pritet të nisë muajin e ardhshëm dhe mund të përfshijë edhe 500 refugjatë të tjerë në qendër, që kanë lidhje me Kanadanë, thanë burimet.

E pyetur për këtë marrëveshje, Ambasada kanadeze në Abu Dabi shpërndau njoftimin e Departamentit të migrimit që thotë se prioriteti i Otavës është t'i mbështesë afganët që të arrijnë në Kanada.

XS
SM
MD
LG