Vetëm dy ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, në Kosovë kanë nisur të qartësohen edhe emrat e atyre që pritet të bëhen deputetë në legjislaturën e re të Kuvendit.
Procesi i numërimit të votave për kandidatët po vazhdon ende nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërsa deri tani janë përpunuar më shumë se një e katërta e votave të hedhura nëpër kuti.
Më poshtë paraqiten kandidatët që kanë siguruar mbështetjen më të madhe të votuesve në secilën prej katër partive kryesore politike shqiptare, sipas votave të numëruara deri në këtë fazë të procesit.
Lëvizja Vetëvendosje
- Albin Kurti: 42.696 vota
- Glauk Konjufca: 33.508 vota
- Albulena Haxhiu: 19.181 vota
- Hekuran Murati: 16.651 vota
- Donika Gërvalla-Schwarz: 15.476 vota
Partia Demokratike e Kosovës
- Bedri Hamza: 20.762 vota
- Përparim Gruda: 13.249 vota
- Arian Tahiri: 11.607 vota
- Uran Ismaili: 10.142 vota
- Sala Jashari: 7.421 vota
Lidhja Demokratike e Kosovës:
- Vjosa Osmani Sadriu: 13.682 vota
- Lumir Abdixhiku: 12.371 vota
- Doarsa Kica Xhelili: 9.903 vota
- Hykmete Bajrami: 7.571 vota
- Avdullah Hoti: 6.891 vota
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
- Ardian Gjini: 7.665 vota
- Ramush Haradinaj: 7.030 vota
- Daut Haradinaj: 5.387 vota
- Besnik Tahiri: 4.595 vota
- Bekë Berisha: 3.586 vota
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, doli e para në zgjedhjet e 7 qershorit me 42.91 për qind të votave.
Pas saj renditen Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21.08 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17.60 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 7.17 për qind dhe Lista Serbe me 6.17 për qind.
Sipas të dhënave paraprake, LVV-ja do t’i ketë 48 vende në Kuvend, e ndjekur nga PDK-ja me 24, LDK-ja me 20, dhe AAK-ja me 8.