Ndërlidhjet

Karim Benzema largohet nga Real Madridi pas 14 vjetësh


Karim Benzema.
Karim Benzema.

Lojtari më i dekoruar i Real Madridit, Karim Benzema, do të largohet nga ky klub pas 14 vjetësh.

Sulmuesi francez, 35-vjeçar, i ka fituar 25 trofe përgjatë periudhës sa ka qenë në këtë klub, si dhe i ka shënuar 353 gola, në 647 paraqitje.

Kështu, është ai golashënuesi i dytë më i mirë i klubit, pas Cristiano Ronaldos.

“Real Madridi dhe kapiteni ynë, Karim Benzema, jemi pajtuar që t’i japim fund kësaj periudhe fantastike dhe të paharrueshme”, është thënë në deklaratën e klubit.

“Real Madrid dëshiron të tregojë mirënjohje për këtë lojtar, që veçse është ndër figurat më të çmueshme për ne”.

“Karriera e Karim Benzemas në Real Madrid, ka qenë shembull i punës dhe profesionalizimit, dhe ai i ka përfaqësuar vlerat e klubit. Karim Benzema e ka fituar të drejtën për të vendosur për të ardhmen e tij”.

Benzema i është bashkuar këtij klubi, pas një transferimi nga Lioni, në korrik të vitit 2009.

Atëbotë, transferimi i tij ka kushtuar 35 milionë euro.

Të dielën televizioni i Arabisë Saudite, Al Ekhbariya, ka raportuar se Benzema do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me klubin, Al-Ittihad.

XS
SM
MD
LG