Ndërlidhjet

Katalonia u jep shans bisedimeve me Madridin

  • RFE /RL

Presidenti katalan Carles Puigdemont s

Lideri i Katalonisë, Carles, Puigdemont në fjalimin e tij të shumëpritur në Parlamentin rajonal në Barcelonë, ka propozuar “pezullimin” e deklarimit të pavarësisë për “disa javë” në mënyrë që të krijohet hapësirë për dialog me Madridin.

Në adresimin e tij, Puigdemont, i ka bërë thirrje Qeverisë qendrore në Spanjë për dialog.

Ai ndër të tjera tha se fitorja në referendumin e 1 tetorit i ka thënë Katalonisë të drejtën të fillojë procesin e ndarjes nga Spanja.

Pas fjalimit të tij, lideri katalanas ka nënshkruar dokumentin me titull Deklarata e Përfaqësuesve të Katalonisë.

Pas fjalimit dhe nënshkrimit të dokument që i hapë rrugë pavarësisë, Madridi do të mbajë takim urgjent më 11 tetor.

Zëvendëskryeministri spanjoll, Soraya Saenz de Santamaria ka thënë se lideri katalanas “nuk di se ku është, ku po shkon dhe me kë dëshiron të shkojë”.

Santamaria shtoi se Puigdemont e ka vënë Kataloninë “në nivelin më të lartë të pasigurisë”.

Presidenti i këshillit Evropian, Donald Tusk, i është drejtuar lidershipit katalanas që të zgjedhin dialogun në vend të thirrjes ndarëse për pavarësi.

Në fjalimin e tij, Puigdemont ka kritikuar ashpër reagimin e Qeverisë spanjolle ndaj referendumit, dhe reagimet e dhunshme të policisë që lanë qindra të lënduar në ditën e votimit.

Associated Press, ka njoftuar se autoritetet qendrore në Spanjë, mund të pezullojnë vetëqeverisjen katalanase dhe mund të marrin të gjithë pushtetin në rajon.

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, kishte thënë ditë më parë se Qeveria e tij mund t’i shfrytëzojë të drejtat kushtetuese për ta pezulluar autonominë e Katalonisë dhe ta parandalojë këtë rajon nga ndarja prej Spanjës.

Absolutisht nuk përjashtoj asgjë që është brenda ligjit”, kishte thënë Rajoy në një intervistë, ai ka shtuar se “do të ishte ideale që të mos ketë nevojë për implementim të zgjidhjeve ekstreme, por që kjo të mos ndodhë, gjërat duhet të ndryshojnë”.

Ka pasur edhe protesta të mëdha nga njerëz në mbështetje të unitetit kombëtar të Spanjës.

Ditë më parë, mijëra njerëz ishin mbledhur në Madrid dhe Barcelonë, për të mbështetur Spanjën unike dhe kanë bërë ftesë për dialog politik.

Protestuesit bartnin parulla që shkruanin “Spanja është më e mirë se liderët” dhe “le të bisedojmë”.

Autoritetet e Katalonisë thonë se afro 90% e 2.26 milionë njerëzve, që morën pjesë në referendum më 1 tetor, kanë votuar për pavarësi dhe ndarje nga Spanja.

Zyrtarët thanë se dalja në votime ishte afro 42%, prej gjithsej 5.34 milionë votuesve të regjistruar.

Përgatiti: Linda Gjokaj
XS
SM
MD
LG