Ndërlidhjet

Presidenti kazak paralajmëron tërheqjen e trupave të huaja

Presidenti i Kazakistanit, Qasym-Zhomart Toqaev.

Presidenti i Kazakistanit, Qasym-Zhomart Toqaev, ka njoftuar se trupat e Organizatës së Traktatit për Siguri Kolektive (CSTO) do të nisin të largohen nga ky shtet brenda dy ditësh.

Kjo Organizatë drejtohet nga Rusia dhe përbëhet nga disa vende të ish-Bashkimit Sovjetik.

Në një adresim televiziv para Parlamentit, më 11 janar, Toqaev ka thënë se trupat e Organizatës do të përfundojnë misionin për 10 ditë.

Toqaev ka thënë për herë të parë se “gjatë udhëheqësisë së presidentit të parë, janë shfaqur kompani shumë luksoze dhe njerëz të pasur, të cilët njihen ndërkombëtarisht”.

“Ka ardhur koha që njerëzit të marrin atë që u takon, që të ofrojmë ndihmë sistematike. Qeveria duhet të analizojë këto kompani për të përcaktuar se si do të kontribuojnë në Fondin për Popullin e Kazakistanit”, ka thënë ai, duke kritikuar oligarkët e shtetit, të cilët, sipas tij, kanë shkatërruar konkurrencën në këtë shtet.

Trupat e Organizatës së Traktatit për Siguri Kolektive (CSTO), kanë arritur në Kazakistan javën e kaluar, pas kërkesës së udhëheqësisë kazake për ndihmë, meqë Kazakistani përballej me trazira të dhunshme.

“Ngjethëse” dhe “e frikshme”: Qytetarët përshkruajnë gjendjen në Kazakistan
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:04:12 0:00

Toqaev po ashtu u ka thënë ligjvënësve se ka nominuar kryeministrin e ri, Alikhan Smailov.

Smailov, 49-vjeçar, ka shërbyer fillimisht si zëvendëskryeministër në kabinetin e kaluar, të cilin e ka shkarkuar Toqaev, ndërkohë që autoritetet kazake ishin duke u përballur me protesta të papara më herët.

Si pasojë e trazirave kanë vdekur të paktën 163 persona.

Pse kanë nisur protestat?

Toqaev, i cili ka fajësuar “agresionin terrorist” për trazira dhe ka thënë se protestat kanë qenë edhe tentime për puç, ka arritur të shfrytëzojë situatën për të konsoliduar pushtetin në këtë shtet të Azisë Qendrore, të pasur me naftë dhe gaz.

Ministria e Brendshme e Kazakistanit ka thënë më 11 janar, se forcat e sigurisë kanë ndalur 9,900 persona, në lidhje me trazirat vdekjeprurëse.

Kazakistani është zhytur në krizë javën e kaluar, pasi protestat e nisura në rajonin Mangjstau, rreth rritjes së shpejtë të çmimit të gazit të lëngshëm, janë përhapur deri në Almati.

'Blindohet' Almati

Një pamje e përgjithshme tregon një automjet të djegur para një ndërtese qeveritare, po ashtu, të djegur në qendër të Almatit, më 7 janar 2022.
1/15 Një pamje e përgjithshme tregon një automjet të djegur para një ndërtese qeveritare, po ashtu, të djegur në qendër të Almatit, më 7 janar 2022.
Forca të shtuara ushtarake e pika kontrolli janë parë nëpër rrugët e qytetit Almati të premten më 7 janar. Presidenti i Kazakistanit, Qasym-Zhomart Toqaev, ka thënë se ka lëshuar urdhër për zyrtarët e zbatimit të ligjit për të shtëna me armë zjarri pa dhënë paralajmërim. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Oficerë policie arrestojnë një demonstrues gjatë një tubimi jashtë ndërtesës së Parlamentit kirgiz, në Bishkek, pas vendimit të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive për të dërguar një kontingjent paqeruajtës në Kazakistan, 7 janar 2022.
2/15 Oficerë policie arrestojnë një demonstrues gjatë një tubimi jashtë ndërtesës së Parlamentit kirgiz, në Bishkek, pas vendimit të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive për të dërguar një kontingjent paqeruajtës në Kazakistan, 7 janar 2022.
Forca të shtuara ushtarake e pika kontrolli janë parë nëpër rrugët e qytetit Almati të premten më 7 janar. Presidenti i Kazakistanit, Qasym-Zhomart Toqaev, ka thënë se ka lëshuar urdhër për zyrtarët e zbatimit të ligjit për të shtëna me armë zjarri pa dhënë paralajmërim. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Kjo fotografi e bërë më 7 janar 2022 tregon rrethojat e dëmtuara të një ndërtese administrative në qendër të Almatit, pas protestave të dhunshme në Kirgiztan kundër rritjes së çmimit të karburanteve.  
3/15 Kjo fotografi e bërë më 7 janar 2022 tregon rrethojat e dëmtuara të një ndërtese administrative në qendër të Almatit, pas protestave të dhunshme në Kirgiztan kundër rritjes së çmimit të karburanteve.  
Forca të shtuara ushtarake e pika kontrolli janë parë nëpër rrugët e qytetit Almati të premten më 7 janar. Presidenti i Kazakistanit, Qasym-Zhomart Toqaev, ka thënë se ka lëshuar urdhër për zyrtarët e zbatimit të ligjit për të shtëna me armë zjarri pa dhënë paralajmërim. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një pjesëtar i shërbimit kazak duke ecur afër një transportuesi të blinduar pas protestave të shkaktuara nga rritja e çmimit të karburantit, qyteti Almati, Kazakistan, 7 janar 2022. 
4/15 Një pjesëtar i shërbimit kazak duke ecur afër një transportuesi të blinduar pas protestave të shkaktuara nga rritja e çmimit të karburantit, qyteti Almati, Kazakistan, 7 janar 2022. 
Forca të shtuara ushtarake e pika kontrolli janë parë nëpër rrugët e qytetit Almati të premten më 7 janar. Presidenti i Kazakistanit, Qasym-Zhomart Toqaev, ka thënë se ka lëshuar urdhër për zyrtarët e zbatimit të ligjit për të shtëna me armë zjarri pa dhënë paralajmërim. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Personeli i shërbimit kazak duke patrulluar në një shesh në qendër të Almatit pas protestave vdekjeprurëse në Kazakistan, 7 janar 2022.
5/15 Personeli i shërbimit kazak duke patrulluar në një shesh në qendër të Almatit pas protestave vdekjeprurëse në Kazakistan, 7 janar 2022.
Forca të shtuara ushtarake e pika kontrolli janë parë nëpër rrugët e qytetit Almati të premten më 7 janar. Presidenti i Kazakistanit, Qasym-Zhomart Toqaev, ka thënë se ka lëshuar urdhër për zyrtarët e zbatimit të ligjit për të shtëna me armë zjarri pa dhënë paralajmërim. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Personeli i shërbimit kazak në një pikë kontrolli pas protestave të shkaktuara nga rritja e çmimit të karburantit, Almati, Kazakistan, 7 janar 2022.
6/15 Personeli i shërbimit kazak në një pikë kontrolli pas protestave të shkaktuara nga rritja e çmimit të karburantit, Almati, Kazakistan, 7 janar 2022.
Forca të shtuara ushtarake e pika kontrolli janë parë nëpër rrugët e qytetit Almati të premten më 7 janar. Presidenti i Kazakistanit, Qasym-Zhomart Toqaev, ka thënë se ka lëshuar urdhër për zyrtarët e zbatimit të ligjit për të shtëna me armë zjarri pa dhënë paralajmërim. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Oficerët kazakë duke bërë roje në një rrugë në Nur- Sulltan.
7/15 Oficerët kazakë duke bërë roje në një rrugë në Nur- Sulltan.
Forca të shtuara ushtarake e pika kontrolli janë parë nëpër rrugët e qytetit Almati të premten më 7 janar. Presidenti i Kazakistanit, Qasym-Zhomart Toqaev, ka thënë se ka lëshuar urdhër për zyrtarët e zbatimit të ligjit për të shtëna me armë zjarri pa dhënë paralajmërim. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Fotografi e publikuar më 7 janar 2022 nga Ministria ruse e Mbrojtjes, tregon një pamje nga ajri të automjeteve ushtarake ruse që presin të ngarkohen në një aeroplan transportues për t'u nisur në Kazakistan.
8/15 Fotografi e publikuar më 7 janar 2022 nga Ministria ruse e Mbrojtjes, tregon një pamje nga ajri të automjeteve ushtarake ruse që presin të ngarkohen në një aeroplan transportues për t'u nisur në Kazakistan.
Forca të shtuara ushtarake e pika kontrolli janë parë nëpër rrugët e qytetit Almati të premten më 7 janar. Presidenti i Kazakistanit, Qasym-Zhomart Toqaev, ka thënë se ka lëshuar urdhër për zyrtarët e zbatimit të ligjit për të shtëna me armë zjarri pa dhënë paralajmërim. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Kjo fotografi e publikuar nga Ministria ruse e Mbrojtjes më 6 janar 2022 tregon një mjet ushtarak rus duke dalë nga një aeroplan mallrash pas uljes në Kazakistan.
9/15 Kjo fotografi e publikuar nga Ministria ruse e Mbrojtjes më 6 janar 2022 tregon një mjet ushtarak rus duke dalë nga një aeroplan mallrash pas uljes në Kazakistan.
Forca të shtuara ushtarake e pika kontrolli janë parë nëpër rrugët e qytetit Almati të premten më 7 janar. Presidenti i Kazakistanit, Qasym-Zhomart Toqaev, ka thënë se ka lëshuar urdhër për zyrtarët e zbatimit të ligjit për të shtëna me armë zjarri pa dhënë paralajmërim. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Ushtarë armenianë duke hipur në bordin e një aeroplani transportues ushtarak drejt Kazakistanit, Jerevan, 7 janar 2022.
10/15 Ushtarë armenianë duke hipur në bordin e një aeroplani transportues ushtarak drejt Kazakistanit, Jerevan, 7 janar 2022.
Forca të shtuara ushtarake e pika kontrolli janë parë nëpër rrugët e qytetit Almati të premten më 7 janar. Presidenti i Kazakistanit, Qasym-Zhomart Toqaev, ka thënë se ka lëshuar urdhër për zyrtarët e zbatimit të ligjit për të shtëna me armë zjarri pa dhënë paralajmërim. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Automjete të dëmtuara në protestat e dhunshme në qytetin Almati, Kazakistan, 7 janar 2022.
11/15 Automjete të dëmtuara në protestat e dhunshme në qytetin Almati, Kazakistan, 7 janar 2022.
Forca të shtuara ushtarake e pika kontrolli janë parë nëpër rrugët e qytetit Almati të premten më 7 janar. Presidenti i Kazakistanit, Qasym-Zhomart Toqaev, ka thënë se ka lëshuar urdhër për zyrtarët e zbatimit të ligjit për të shtëna me armë zjarri pa dhënë paralajmërim. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Protestë në Gjerogji në përkrahje të protestuesve në Kazakistan, 7 janar 2022.
12/15 Protestë në Gjerogji në përkrahje të protestuesve në Kazakistan, 7 janar 2022.
Forca të shtuara ushtarake e pika kontrolli janë parë nëpër rrugët e qytetit Almati të premten më 7 janar. Presidenti i Kazakistanit, Qasym-Zhomart Toqaev, ka thënë se ka lëshuar urdhër për zyrtarët e zbatimit të ligjit për të shtëna me armë zjarri pa dhënë paralajmërim. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Protestuesit në Gjeorgji mbajnë pankarta me mbishkrimin "Putin duart larg nga Kazakistani"   
13/15 Protestuesit në Gjeorgji mbajnë pankarta me mbishkrimin "Putin duart larg nga Kazakistani"   
Forca të shtuara ushtarake e pika kontrolli janë parë nëpër rrugët e qytetit Almati të premten më 7 janar. Presidenti i Kazakistanit, Qasym-Zhomart Toqaev, ka thënë se ka lëshuar urdhër për zyrtarët e zbatimit të ligjit për të shtëna me armë zjarri pa dhënë paralajmërim. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Presidenti i Kazakistanit, Qasym-Zhomart Toqaev, ka thënë se ka lëshuar urdhër për zyrtarët e zbatimit të ligjit për të shtëna me armë zjarri pa dhënë paralajmërim. Nur-Sulltan, 7 janar 2022.
14/15 Presidenti i Kazakistanit, Qasym-Zhomart Toqaev, ka thënë se ka lëshuar urdhër për zyrtarët e zbatimit të ligjit për të shtëna me armë zjarri pa dhënë paralajmërim. Nur-Sulltan, 7 janar 2022.
Forca të shtuara ushtarake e pika kontrolli janë parë nëpër rrugët e qytetit Almati të premten më 7 janar. Presidenti i Kazakistanit, Qasym-Zhomart Toqaev, ka thënë se ka lëshuar urdhër për zyrtarët e zbatimit të ligjit për të shtëna me armë zjarri pa dhënë paralajmërim. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Presidenti i Kazakistanit, Qasym-Zhomart Toqaev, gjati takimit me shtabin kundër terrorizmit në Akorda. Nur-Sulltan, 7 janar 2022.
15/15 Presidenti i Kazakistanit, Qasym-Zhomart Toqaev, gjati takimit me shtabin kundër terrorizmit në Akorda. Nur-Sulltan, 7 janar 2022.
Forca të shtuara ushtarake e pika kontrolli janë parë nëpër rrugët e qytetit Almati të premten më 7 janar. Presidenti i Kazakistanit, Qasym-Zhomart Toqaev, ka thënë se ka lëshuar urdhër për zyrtarët e zbatimit të ligjit për të shtëna me armë zjarri pa dhënë paralajmërim. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide

Ndonëse protestat kanë nisur si paqësore dhe janë zgjeruar nga pakënaqësitë tjera, ato shpejt janë shndërruar në dhunë, pasi turmat janë parë duke djegur ndërtesa publike dhe dyqane në Almati, kryeqytet komercial me 1.8 milion banorë, por edhe në vende tjera.

Shefi për Shëndetësi në qytetin e Almatit, Nariman Tabynbaev, u ka thënë gazetarëve se gjatë periudhës së trazirave, më shumë se 1,200 persona kanë vizituar qendrat mjekësore për ndihmë, si pasojë e plagëve.

“Rreth 176 individë janë aktualisht në spitalin e Almatit. Prej tyre 18 janë në kujdes intensiv, duke përfshirë tre fëmijë”, ka thënë Tabynbaev, duke shtuar se shumica e pacientëve vuajnë nga plagë të shkaktuara nga të shtënat me armë zjarri.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë ofruar të dhëna që mbështesin pretendimet se terroristët, duke përfshirë “luftëtarë të huaj”, kanë qenë mbrapa protestave në këtë shtet autoritar.

As Qeveria nuk ka dhënë hollësi për natyrën e saktë të tentimeve për puç.

Toqaev: Po punojmë për stabilitet ekonomik

Disa dëshmitarë kanë thënë se marshet paqësore janë shfrytëzuar nga disa grupe të organizuara që kanë shkaktuar dhunë, derisa të tjerë kanë fajësuar forcat qeveritare për nxitje të dhunës.

Në rritje e sipër të krizës, Toqaev ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme më 5 janar dhe ka bërë thirrje që trupat e Organizatës së Traktatit për Siguri Kolektive të angazhonin trupa për të garantuar sigurinë.

Në të njëjtën kohë, ai ka shkarkuar kabinetin dhe ka larguar ish-presidentin, Nursultan Nazarbaev nga pozita e udhëheqësit të Këshillit për Siguri Kombëtare, një pozita e fuqishme, prej së cilës ai ka vazhduar të kenë ndikim të konsiderueshëm.

Toqaev ka shkarkuar edhe zyrtarë tjerë dhe disa janë arrestuar për tradhti.

Gjatë adresimit të tij para Parlamentit, Toqaev ka siguruar qytetarët se ai është duke punuar për stabilitet ekonomik.

Ai ka urdhëruar Bankën Qendrore dhe agjencitë financiare që të garantojnë stabilitetin e tregut sa u përket këmbimeve, në mënyrë që të rritet besimi në monedhën vendase - tenge.

Përgatiti: Krenare Cubolli
XS
SM
MD
LG