Ndërlidhjet

Dy kandidatë për president të Malit të Zi kërcënohen me vdekje


Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, dhe bashkëshortja e tij, Llidija, gjatë një ngjarjeje të organizuar për Ditën Kombëtare më 12 korrik 2022.
Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, dhe bashkëshortja e tij, Llidija, gjatë një ngjarjeje të organizuar për Ditën Kombëtare më 12 korrik 2022.

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, dhe bashkëshortja e tij, Llidija, morën të premten kërcënime me vdekje përmes rrjetit social, Twitter.

Polica malazeze tha për Radion Evropa e Lirë se është duke u marrë me këtë rast, ndërsa nga Prokuroria Themelore e Shtetit dhanë urdhër që të hetohet se kush e ka bërë kërcënimin nga llogaria në Twitter.

Kërcënimet, që e lidhin fatin e Gjukanoviqit me atë të diktatorit italian, Benito Mussolini, u dërguan nga një llogari me emrin Boris Jankoviq.

Postimi u shoqërua me një fotografi të ekzekutimit të Mussolinit.

Gjukanoviq është kandidat i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) në zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, të cilat do të mbahen më 19 mars.

Të mërkurën, nga e njëjta llogari në Twitter u dërguan kërcënime me vdekje edhe ndaj deputetes Draginja Vuksanoviq Stankoviq, e cila po ashtu garon në zgjedhjet presidenciale.

Vuksanoviq Stankoviq i raportoi kërcënimet në polici, konfirmuan autoritetet e rendit për Radion Evropa e Lirë.

“Kërcënimet cilësohen si vepër penale e rrezikimit të sigurisë dhe prokuroria përgjegjëse është e njoftuar për çdo gjë”, tha Policia e Malit të Zi.

Gjatë vitit të kaluar, Vuksanoviq Stankoviq mori vazhdimisht kërcënime, prandaj, nga mesi i vitit 2022, është nën mbrojtje 24-orëshe të policisë.

Vuksanoviq Stankoviq tha se kërcënimet që ajo merr, janë të motivuara politikisht dhe se nuk do ta ndalojnë atë nga aktivitetet politike, përfshirë fushatën presidenciale.

Kryeministri me mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i dënoi kërcënimet ndaj Gjukanoviqit dhe Vuksanoviq Stankoviqit, duke thënë se ato duhet të merren seriozisht.

Ai tha se nuk ka arsye për panik, por i bëri thirrje policisë dhe prokurorisë që të hetojnë çdo kërcënim.

*Video: Kandidatët për president të Malit të Zi

Kush janë kandidatët për president të Malit të Zi?
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:57 0:00

Në zgjedhjet e 19 marsit në Mal të Zi, për president do të garojnë shtatë kandidatë.
Presidenti aktual, Gjukanoviq, e mori mandatin në vitin 2018.

Ai shërbeu si president edhe në periudhën 1997-2003.

XS
SM
MD
LG