Makina të pjesëtarëve italianë të KFOR-it shihen në urën mbi lumin Ibër. 31 gusht 2024.
Prania e misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, në urën e Ibrit në Mitrovicë është reduktuar pasditen e së shtunës.
Siç raporton korrespondentja e Radios Evropa e Lirë në terren, në urë kanë mbetur vetëm dy autoblinda të forcave italiane, ndërsa trupat çeke, të pranishme më herët, janë tërhequr.
Në pjesën e parë të ditës së shtunë, në urë ka pasur forca të shtuara të KFOR-it.
Ky mision nuk i është përgjigjur pyetjes së REL-it për arsyen e përforcimeve, por një pjesëtar i KFOR-it në vend të ngjarjes ka thënë se bëhet fjalë për një “operacion rutinor”.
Nëpërmjet fotografive: Prania e shtuar e KFOR-it në urën e Ibrit
1/10Pjesëtarë të KFOR-it në urën kryesore të Ibrit në Mitrovicë.
Forca të shtuara të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, u panë të shtunën në urën kryesore të Ibrit në Mitrovicë, e cila ndan këtë qytet në jugun e banuar me shumicë shqiptare dhe në veriun e banuar me shumicë serbe. Javëve të fundit, Qeveria e Kosovës paralajmëroi se mund ta hapë këtë urë për qarkullimin e automjeteve, gjë që nxiti reagimin e bashkësisë ndërkombëtare, e cila kërkoi koordinim. REL-i pyeti KFOR-in se përse ka rritur praninë, por nuk mori përgjigje. (Përgatiti: Valona Tela)

3/10Një ditë më herët, autoritetet e Kosovës mbyllën disa institucione paralele serbe në veri, gjë që nxiti reagime si në Beograd, ashtu edhe nga bashkësia ndërkombëtare.
Forca të shtuara të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, u panë të shtunën në urën kryesore të Ibrit në Mitrovicë, e cila ndan këtë qytet në jugun e banuar me shumicë shqiptare dhe në veriun e banuar me shumicë serbe. Javëve të fundit, Qeveria e Kosovës paralajmëroi se mund ta hapë këtë urë për qarkullimin e automjeteve, gjë që nxiti reagimin e bashkësisë ndërkombëtare, e cila kërkoi koordinim. REL-i pyeti KFOR-in se përse ka rritur praninë, por nuk mori përgjigje. (Përgatiti: Valona Tela)
4/10Derisa autoritetet serbe e cilësuan këtë si “përpjekje për spastrimin e serbëve”, SHBA-ja dhe BE-ja thanë se ky “veprim i pakoordinuar” rrezikon situatën e sigurisë.
Forca të shtuara të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, u panë të shtunën në urën kryesore të Ibrit në Mitrovicë, e cila ndan këtë qytet në jugun e banuar me shumicë shqiptare dhe në veriun e banuar me shumicë serbe. Javëve të fundit, Qeveria e Kosovës paralajmëroi se mund ta hapë këtë urë për qarkullimin e automjeteve, gjë që nxiti reagimin e bashkësisë ndërkombëtare, e cila kërkoi koordinim. REL-i pyeti KFOR-in se përse ka rritur praninë, por nuk mori përgjigje. (Përgatiti: Valona Tela)
5/10Qeveria e Kosovës këmbëngul se këto veprime ndërmerren me qëllim të vendosjes së rendit dhe ligjit edhe në veri - zonë e banuar me shumicë serbe.
Forca të shtuara të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, u panë të shtunën në urën kryesore të Ibrit në Mitrovicë, e cila ndan këtë qytet në jugun e banuar me shumicë shqiptare dhe në veriun e banuar me shumicë serbe. Javëve të fundit, Qeveria e Kosovës paralajmëroi se mund ta hapë këtë urë për qarkullimin e automjeteve, gjë që nxiti reagimin e bashkësisë ndërkombëtare, e cila kërkoi koordinim. REL-i pyeti KFOR-in se përse ka rritur praninë, por nuk mori përgjigje. (Përgatiti: Valona Tela)
6/10Qeveria e Kosovës, po ashtu, është duke paralajmëruar se planifikon ta hapë për trafik urën e Ibrit.
Forca të shtuara të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, u panë të shtunën në urën kryesore të Ibrit në Mitrovicë, e cila ndan këtë qytet në jugun e banuar me shumicë shqiptare dhe në veriun e banuar me shumicë serbe. Javëve të fundit, Qeveria e Kosovës paralajmëroi se mund ta hapë këtë urë për qarkullimin e automjeteve, gjë që nxiti reagimin e bashkësisë ndërkombëtare, e cila kërkoi koordinim. REL-i pyeti KFOR-in se përse ka rritur praninë, por nuk mori përgjigje. (Përgatiti: Valona Tela)
7/10Vendet e QUINT-it - SHBA-ja, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia - e cilësojnë si të njëanshëm synimin e Qeverisë së Kosovës për hapjen e urës, ndërsa BE-ja kërkon që çështja të diskutohet në dialog me Serbinë.
Forca të shtuara të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, u panë të shtunën në urën kryesore të Ibrit në Mitrovicë, e cila ndan këtë qytet në jugun e banuar me shumicë shqiptare dhe në veriun e banuar me shumicë serbe. Javëve të fundit, Qeveria e Kosovës paralajmëroi se mund ta hapë këtë urë për qarkullimin e automjeteve, gjë që nxiti reagimin e bashkësisë ndërkombëtare, e cila kërkoi koordinim. REL-i pyeti KFOR-in se përse ka rritur praninë, por nuk mori përgjigje. (Përgatiti: Valona Tela)
8/10Në Mitrovicë të Veriut kishte edhe një protestëkundër hapjes së urës.
Forca të shtuara të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, u panë të shtunën në urën kryesore të Ibrit në Mitrovicë, e cila ndan këtë qytet në jugun e banuar me shumicë shqiptare dhe në veriun e banuar me shumicë serbe. Javëve të fundit, Qeveria e Kosovës paralajmëroi se mund ta hapë këtë urë për qarkullimin e automjeteve, gjë që nxiti reagimin e bashkësisë ndërkombëtare, e cila kërkoi koordinim. REL-i pyeti KFOR-in se përse ka rritur praninë, por nuk mori përgjigje. (Përgatiti: Valona Tela)
9/10KFOR-i nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë se përse ka rritur praninë në urë, por një pjesëtar i misionit i tha korrespondentes së REL-it në terren se bëhet fjalë për “operacion rutinor”.
Forca të shtuara të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, u panë të shtunën në urën kryesore të Ibrit në Mitrovicë, e cila ndan këtë qytet në jugun e banuar me shumicë shqiptare dhe në veriun e banuar me shumicë serbe. Javëve të fundit, Qeveria e Kosovës paralajmëroi se mund ta hapë këtë urë për qarkullimin e automjeteve, gjë që nxiti reagimin e bashkësisë ndërkombëtare, e cila kërkoi koordinim. REL-i pyeti KFOR-in se përse ka rritur praninë, por nuk mori përgjigje. (Përgatiti: Valona Tela)
10/10Pamje nga e ura e Ibrit mëngjesin e 31 gushtit.
Forca të shtuara të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, u panë të shtunën në urën kryesore të Ibrit në Mitrovicë, e cila ndan këtë qytet në jugun e banuar me shumicë shqiptare dhe në veriun e banuar me shumicë serbe. Javëve të fundit, Qeveria e Kosovës paralajmëroi se mund ta hapë këtë urë për qarkullimin e automjeteve, gjë që nxiti reagimin e bashkësisë ndërkombëtare, e cila kërkoi koordinim. REL-i pyeti KFOR-in se përse ka rritur praninë, por nuk mori përgjigje. (Përgatiti: Valona Tela)
Previous slide
Next slide
Teksa të shtunën në urën mbi Ibër u pa numër i shtuar i KFOR-it, një grup i organizatave joqeveritare dhe i qytetarëve aktivistë në veri i bëri thirrje këtij misioni që “urgjentisht të vendosë postblloqe para institucioneve” që, siç tha, “ofrojnë shërbime për popullatën shumicë në veri”.
“Ne besojmë se vetëm veprimet e KFOR-it mund të garantojnë paqe dhe siguri në zonat serbe në veri të Kosovës, si dhe të ofrojnë hapësirë për një dialog politik nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, i cili do t’i zgjidhte të gjitha çështjet e hapura në procesin e normalizimit të marrëdhënieve”, thuhet në komunikatën dërguar mediave.
“Përndryshe, vazhdimi i sjelljes së dhunshme të institucioneve të Kosovës do të sillte pasoja të pallogaritshme për jetën e serbëve në komunat me shumicë serbe dhe statusin tashmë të dëmtuar të Kosovës multietnike”, thuhet në komunikatë.
Rritja e pranisë së KFOR-it mbi urën mbi lumin Ibër ndodhi një ditë pasi autoritetet e Kosovës mbyllën pesë komuna paralele serbe në veri të Kosovës.
Aksioni është kritikuar nga bashkësia ndërkombëtare, e cila i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të mos ndërmarrë veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara.
Ekzekutivi kosovar po ashtu është përballur me kritika kohëve të fundit nga bashkësia ndërkombëtare sepse ka shprehur synimin që ta hapë për qarkullim të automjeteve urën mbi Ibër.
Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe KFOR-i janë shprehur kundër hapjes së urës tani. KFOR-i dhe BE-ja kanë kërkuar që kjo çështje të trajtohet në dialogun e Brukselit.
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë po ashtu ka paralajmëruar disa herë se nuk do të hezitojë të veprojë për t’iu përgjigjur zhvillimeve të lidhura me sigurinë.
KFOR-i ka prani të përhershme në urën mbi lumin Ibër.