Ndërlidhjet

Gjykata hedh poshtë akuzat për terrorizëm kundër ish-kryeministrit pakistanez


Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan.
Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan.

Një gjykatë pakistaneze ka urdhëruar hedhjen poshtë të akuzave për terrorizëm kundër ish-kryeministrit, Imran Khan.

Policia në Pakistan kishte akuzuar më 22 gusht Khanin nën ligjin kundër terrorizmit.

Hetimet ndaj tij nisën pasi ai ka akuzuar policinë dhe gjyqësorin se kanë ndaluar edhe torturuar aleatin e tij të ngushtë, nën akuzat për kryengritje.

Avokati i tij, Faisal Chaudhry, tha më 19 shtator se Gjykata e Lartë në Islamabad arriti në përfundim se veprimet e Khanit nuk duhet të gjykohen nën akuzat për terrorizëm.

"Çështja kundër Imran Khan tani do të gjykohet në një gjykatë të zakonshme, në vend të një gjykate antiterroriste", tha avokati.

Më 8 shtator, ish-kryeministri pakistanez kishte pranuar se i vjen keq për komentet përçmuese për policinë dhe gjyqtarët.

Politikani karimazik është zgjedhur kryeministër më 2018, mirëpo është përplasur ashpër me ushtrinë në fund të mandatit.

Pas një serie dezertimesh, ai ka humbur shumicën në parlament.

Ai është rrëzuar nga pushteti përmes një vote mosbesimi në muajin prill, pasi opozita e ka akuzuar për keqmeanaxhim ekonomik, në kohën e rritjes së inflacionit.

XS
SM
MD
LG