Ndërlidhjet

Rritet numri i viktimave nga sulmi i madh rus në Kiev

Një ndërtesë banimi në Kiev që u godit nga sulmet ruse. 17 qershor 2025.

Shërbimet e emergjencave në Kiev thanë se numri i viktimave nga sulmi i madh rus i kryer një ditë më parë është rritur në 21, teksa më shumë se 130 persona kanë mbetur të plagosur.

Rusia lëshoi dhjetëra dronë dhe raketa drejt Kievit të martën dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e cilësoi si “një prej sulmeve më të tmerrshme” që Moska ka kryer ndaj kryeqytetit ukrainas në luftën trevjeçare.

“Në total, 21 persona kanë vdekur në kryeqytet dhe 134 të tjerë janë plagosur”, tha shërbimi shtetëror i emergjencave në Ukrainë përmes një postimi në Telegram.

Në njoftim u shtua se 16 trupa janë nxjerrë nga rrënojat e një ndërtese nëntëkatëshe banimi në qarkun Solomianski.

Paraprakisht, numri i viktimave sipas zyrtarëve në Kiev ishte 14.

Sulmet ruse godasin qytete dhe ndërtesa banimi në Ukrainë

Një burrë reagon teksa sheh një ndërtesë banimi të shkatërruar në Kiev, në mëngjesin e 17 qershorit.
1/9 Një burrë reagon teksa sheh një ndërtesë banimi të shkatërruar në Kiev, në mëngjesin e 17 qershorit.
Ndërsa vëmendja e botës është e përqendruar te përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, Rusia goditi Ukrainën gjatë natës mes 16 dhe 17 qershorit me valë dronësh dhe raketash. Një ndërtesë banimi në Kiev u godit drejtpërdrejt, duke shembur një pjesë të tërë të kompleksit shumëkatësh.
Pamja nga vendi i sulmit në Kiev, ku një pjesë e tërë e një ndërtese banimi u shemb pas një sulmi rus.<br><br>Të paktën 14 persona raportohet se kanë humbur jetën në kryeqytetin ukrainas si pasojë e sulmeve gjatë natës.
2/9 Pamja nga vendi i sulmit në Kiev, ku një pjesë e tërë e një ndërtese banimi u shemb pas një sulmi rus.

Të paktën 14 persona raportohet se kanë humbur jetën në kryeqytetin ukrainas si pasojë e sulmeve gjatë natës.
Ndërsa vëmendja e botës është e përqendruar te përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, Rusia goditi Ukrainën gjatë natës mes 16 dhe 17 qershorit me valë dronësh dhe raketash. Një ndërtesë banimi në Kiev u godit drejtpërdrejt, duke shembur një pjesë të tërë të kompleksit shumëkatësh.
Njerëzit përqafohen mes rrënojave pas sulmit.<br><br>Sulmet ruse gjatë natës goditën disa zona në Kiev dhe shënjestruan qytetet Odesa dhe Zaporizhia, në jug dhe lindje të Ukrainës. Një person raportohet i vrarë në Odesa.
3/9 Njerëzit përqafohen mes rrënojave pas sulmit.

Sulmet ruse gjatë natës goditën disa zona në Kiev dhe shënjestruan qytetet Odesa dhe Zaporizhia, në jug dhe lindje të Ukrainës. Një person raportohet i vrarë në Odesa.
Ndërsa vëmendja e botës është e përqendruar te përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, Rusia goditi Ukrainën gjatë natës mes 16 dhe 17 qershorit me valë dronësh dhe raketash. Një ndërtesë banimi në Kiev u godit drejtpërdrejt, duke shembur një pjesë të tërë të kompleksit shumëkatësh.
Një banor i plagosur evakuohet nga vendi i një sulmi rus në Kiev.
4/9 Një banor i plagosur evakuohet nga vendi i një sulmi rus në Kiev.
Ndërsa vëmendja e botës është e përqendruar te përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, Rusia goditi Ukrainën gjatë natës mes 16 dhe 17 qershorit me valë dronësh dhe raketash. Një ndërtesë banimi në Kiev u godit drejtpërdrejt, duke shembur një pjesë të tërë të kompleksit shumëkatësh.
Një e mbijetuar nga një sulm në Kiev pastrohet pranë punonjësve të shpëtimit.
5/9 Një e mbijetuar nga një sulm në Kiev pastrohet pranë punonjësve të shpëtimit.
Ndërsa vëmendja e botës është e përqendruar te përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, Rusia goditi Ukrainën gjatë natës mes 16 dhe 17 qershorit me valë dronësh dhe raketash. Një ndërtesë banimi në Kiev u godit drejtpërdrejt, duke shembur një pjesë të tërë të kompleksit shumëkatësh.
Një punonjës shpëtimi kërkon mes rrënojave të ndërtesës së shembur në Kiev. Disa banorë të saj vazhdojnë të jenë të zhdukur.
6/9 Një punonjës shpëtimi kërkon mes rrënojave të ndërtesës së shembur në Kiev. Disa banorë të saj vazhdojnë të jenë të zhdukur.
Ndërsa vëmendja e botës është e përqendruar te përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, Rusia goditi Ukrainën gjatë natës mes 16 dhe 17 qershorit me valë dronësh dhe raketash. Një ndërtesë banimi në Kiev u godit drejtpërdrejt, duke shembur një pjesë të tërë të kompleksit shumëkatësh.
Një veturë e djegur pranë pjesës së shembur të ndërtesës së banimit në Kiev.
7/9 Një veturë e djegur pranë pjesës së shembur të ndërtesës së banimit në Kiev.
Ndërsa vëmendja e botës është e përqendruar te përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, Rusia goditi Ukrainën gjatë natës mes 16 dhe 17 qershorit me valë dronësh dhe raketash. Një ndërtesë banimi në Kiev u godit drejtpërdrejt, duke shembur një pjesë të tërë të kompleksit shumëkatësh.
Një ndërtesë shumëkatëshe në Kiev digjet në mëngjesin e 17 qershorit, pas valës së sulmeve ruse mbi Ukrainën.
8/9 Një ndërtesë shumëkatëshe në Kiev digjet në mëngjesin e 17 qershorit, pas valës së sulmeve ruse mbi Ukrainën.
Ndërsa vëmendja e botës është e përqendruar te përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, Rusia goditi Ukrainën gjatë natës mes 16 dhe 17 qershorit me valë dronësh dhe raketash. Një ndërtesë banimi në Kiev u godit drejtpërdrejt, duke shembur një pjesë të tërë të kompleksit shumëkatësh.
Banorët e Kievit strehohen gjatë sulmeve të natës që tronditën kryeqytetin ukrainas.
9/9 Banorët e Kievit strehohen gjatë sulmeve të natës që tronditën kryeqytetin ukrainas.
Ndërsa vëmendja e botës është e përqendruar te përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, Rusia goditi Ukrainën gjatë natës mes 16 dhe 17 qershorit me valë dronësh dhe raketash. Një ndërtesë banimi në Kiev u godit drejtpërdrejt, duke shembur një pjesë të tërë të kompleksit shumëkatësh.
Previous slide
Next slide

Zelensky tha se 440 dronë dhe 32 raketa ishin lëshuar në mbarë Ukrainën, teksa i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që “të mos mbyllë sytë”.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se kishte kryer sulme precize ndaj “ndërtesave të industrisë ushtarake në rajonin e Kievit”.

Më shumë se tre vjet që kur Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, Moska ka intensifikuar sulmet pavarësisht përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për arritjen e një armëpushimi. Bisedimet në këtë drejtim kanë ngecur. Moska ka refuzuar një armëpushim “të pakushtëzuar” që e kanë kërkuar Kievi dhe aleatët e tij evropianë, ndërkaq Ukraina ka refuzuar kërkesat e Rusisë, që i ka cilësuar si “ultimatume”.

XS
SM
MD
LG