Ndërlidhjet

Të paktën pesë të vrarë nga sulmi në Kiev


Kulla e sulmuar në Kiev.
Kulla e sulmuar në Kiev.

Të paktën pesë persona janë vrarë pasi një kullë televizive u sulmua në Kiev të Ukrainës.

Kulla gjendej pranë një memoriali kushtuar viktimave të Holokaustit, tha Qeveria ukrainase më 1 mars, teksa forcat ruse kanë bombarduar edhe sheshin kryesor në Harkiv dhe lokacione të tjera civile në këtë qytet lindor.

Ministria e Brendshme e Ukrainës postoi fotografi të tymit dhe zjarrit që dilte përreth kullës së sulmuar. Ndërkaq, Ministria e Jashtme e quajti "barbare" sulmin në Kiev.

Mediat lokale raportuar për disa shpërthime pranë kullës televizive që ka ndërprerë transmetimin e disa mediave për një kohë të shkurtër.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha në Twitter se pesë persona janë vrarë. Ai po ashtu shprehu zemërimin e tij se bombardimet ndodhën pranë memorialit kushtuar masakrës së kryer nga nazistët.

Po ashtu ai kishte thënë më herët gjatë ditës se bombardimet në Harkiv ishin krime lufte. Bombardimet e fundit vijnë në kohën kur një konvoj i trupave ruse, i gjatë më shumë se 65 kilometra, është nisur drejt Kievit.

XS
SM
MD
LG