Ndërlidhjet

Kina mohon se po ndërton bazë ushtarake në Taxhikistan


Stërvitje ushtarake në jug të Taxhikistanit - fotografi ilustruese
Stërvitje ushtarake në jug të Taxhikistanit - fotografi ilustruese

Ambasada e Kinës në Dushanbe mohoi raportet e mediave se Pekini po ndërton bazë ushtarake në Taxhikistan.

Sipas saj, raportet e tilla janë “të pabaza”.

Ambasada i bëri komentet në përgjigje të një artikulli në gazetën The Daily Telegraph, që tregonte fotografi satelitore të ndërtesave, duke i përshkruar ato si strehë për helikopterët në rajonin Shajmak të Taxhikistanit, afër kufirit me Afganistanin.

Në anën tjetër, Ministria e Jashtme e Taxhikistanit tha përmes një deklarate se Dushanbeja dhe Pekini “po bashkëpunojnë në mënyrë aktive për çështjet e rezistencës ndaj sfidave dhe kërcënimeve”.

Deklarata theksoi, po ashtu, se dy vendet po bashkëpunojnë për kontrollin e krimit të organizuar ndërkufitar, trafikut të drogës dhe krimit kibernetik, por mohoi ekzistencën e bazës.

Në vitin 2019, gazeta Washington Post shkroi se Republika Popullore e Kinës ka një postbllok kufitar në Taxhikistan, prej disa vitesh, por asnjëri prej vendeve nuk e pranoi kurrë ekzistencën e saj.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG