Ndërlidhjet

Mijëra banorë evakuohen për shkak të zjarreve në Kolorado


Zjarret kanë shpërthyer në shumë pjesë të shtetit amerikan Kolorado.
Zjarret kanë shpërthyer në shumë pjesë të shtetit amerikan Kolorado.

Dhjetëra mijëra njerëz u detyruan të evakuohen dhe mijëra shtëpi tashmë janë shkatërruar si pasojë e zjarreve që po përhapen me shpejtësi në shtetin amerikan, Kolorado.

Sipas zyrtarëve pritet të ketë viktima e të lënduar. Rreth 30 mijë njerëz në qytetet Luisvill dhe Superior u urdhëruan të largohen nga shtëpitë më 31 dhjetor.

Njëkohësisht, guvernatorit Jared Polis shpalli gjendje e jashtëzakonshme.

“Ky zjarr nuk është çështje e resurseve, është fuqi e natyrës”, tha ai në një konferencë për media.

Era me fuqi prej 169 kilometrash në orë është duke ndikuar në përhapje të shpejtë të zjarrit në rajonin që paraprakisht u prek nga thatësia e madhe.

Derisa zjarret e mëhershme që kishin prekur Koloradon shpërthenin në zonat më rurale, ky i fundit po ndodh në pjesët më urbane të shtetit.

XS
SM
MD
LG