Prodhuesi japonez i makinave, Nissan, është kthyer në kompaninë e fundit që do të largohet nga tregu i Rusisë.
Kështu, Nissan u bashkohet dhjetëra kompanive të mëdha që janë larguar nga ky shtet, pas nisjes së luftës së Moskës në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.
Rusia imiton markat perëndimore
Ky zinxhirë i kompanisë së kafesë është shembulli më i fundit se si markat e ushqimit dhe pijeve perëndimore po zëvendësohen me imitime ruse.
Në maj, McDonald’s njoftoi për tërheqjen nga Rusia në kundërpërgjigje të pushtimit të Ukrainës. muajin pasues, qindra restorante që dikur ishin të McDonald’s u zëvendësuan me kompaninë në pronësi ruse, me emrin “Vkusno i Tochka” (“Tasty and That’s It”).
Ky zinxhir rus i ushqimit të shpejt ka pasur një fillim jo fort të vrullshëm, me raportimet në qershor që thoshin se punëtorët e kësaj kompanie përdornin bukë të mykur për hamburgerët. Por, pavarësisht këtyre raportimeve, tani restorantet e kësaj kompanie duhet se janë mjaft popullore.
Një video e publikuar së fundmi nga një person thoshte se hamburgerët kanë shijen e njëjtë sikurse të McDonald’s.
Nissan ka thënë më 11 tetor se Komiteti i tij ekzekutiv e ka miratuar shitjen e fabrikës në Shën Petersburg si dhe qendrën e marketingut në Moskë.
Nissan ka nisur të prodhojë makina në Shën Petersburg më 2009.
Megjithatë, ajo ka ndalur punën në Rusi në muajin mars, pak ditë pas shpërthimit të luftës.
Kompania ka thënë se kushtet e kontratës i mundësojnë Nissanit që të blejë sërish biznesin në Rusi në gjashtë vjetët e ardhshëm.
Muajin e kaluar, edhe kompania tjetër japoneze, Toyota është larguar nga tregu rus.
Në maj të këtij viti, kompania franceze e makinave, Renault, ka thënë se do të largohet nga Rusia me kushte të ngjashme.
Renault ka thënë atëbotë se do t’ia shesë 100 për qind të aksioneve qytetit të Moskës.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.
Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.