Me aktivitete kulturore, muzikë, ushqime tradicionale dhe pjesëmarrje të qytetarëve e përfaqësuesve ndërkombëtarë, në Prishtinë është shënuar Dita e Evropës. Festimet mblodhën fëmijë, të rinj e familje, si dhe pjesëtarë të trupave paqeruajtëse dhe përfaqësues të shteteve evropiane.
Me shfaqje dhe ushqime evropiane, Prishtina feston 9 Majin
5
Pjesë e aktiviteteve në Prishtinë ishte panairi "Team Europe" (shqip: Ekipi Evropë). Tezgat e përgatitura për nder të vendeve të BE-së tërhoqën shumë qytetarë.
6
Gjatë ditës u shfaq edhe një koncert i përgatitur nga kori i fëmijëve "Okarina".
7
Fëmijët duke performuar para qytetarëve në qendër të kryeqytetit.
8
"BE-ja përkrah teje" shkruan në hyrje të panairit.
Kosova kishte aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian në fund të vitit 2022, por ende nuk e ka statusin e vendit kandidat, për dallim nga shtetet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Kosova kishte aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian në fund të vitit 2022, por ende nuk e ka statusin e vendit kandidat, për dallim nga shtetet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor.