Ndërlidhjet

Konflikti izraelito-palestinez, gjithnjë e më i përgjakshëm

Aeroplanët luftarakë izraelitë kanë ndërmarrë një varg sulmesh të rënda ajrore në disa vende në qytetin e Gazës, më 17 maj, përkundër thirrjeve për t'i dhënë fund dhunës pas ditës më të përgjakshme që kur luftimet filluan gati një javë më parë.

Dhjetëra sulme ajrore kanë tronditur qytetin në orët e hershme të 17 majit, pas një vale sulmesh nga ajri më 16 maj, të cilat, sipas Izraelit, kanë goditur më shumë se 90 objektiva në Gazë. Në të njëjtën kohë, militantët nga Gaza kanë lëshuar raketa në drejtim të Izraelit.

Mbështetësit e Palestinës në qytetet evropiane dolën nëpër rrugë më 15 dhe 16 maj, për të protestuar kundër aksionit ushtarak të Izraelit në Rripin e Gazës, ashtu siç dolën edhe përkrahësit e Izraelit. (Përgatiti: Trim Haliti)

Trego më shumë

XS
SM
MD
LG