Ndërlidhjet

HRW: Sulmet izraelite në Gaza mund të jenë krime lufte

Pasojat e luftimeve në Gaza. Maj, 2021.
Pasojat e luftimeve në Gaza. Maj, 2021.

Sulmet ajrore izraelite që shkatërruan katër ndërtesa të larta gjatë konfliktit të majit në Rripin e Gazës, mund të përbëjnë krime lufte, tha organizata e të drejtave të njeriut Human Rights Watch (HRW).

Në këto sulme nuk është lënduar askush, por, sipas HRW-së, disa dhjetëra familje kanë mbetur pa strehë.

Autoritetet izraelite kanë thënë atëbotë se grupet militante palestineze i kanë përdorur kullat e sulmuara për qëllime ushtarake.

Por, HRW tha të hënën se Izraeli nuk ka ofruar asnjë provë për t’i mbështetur këto pretendime.

Sipas Kombeve të Bashkuara, së paku 256 njerëz janë vrarë në Gaza dhe 13 të tjerë në Izrael, gjatë 11 ditëve luftime në muajin maj.

Luftimet kanë nisur pas disa javësh tensione midis izraelitëve dhe palestinezëve në Jerusalemin Lindor, të cilat kanë kulmuar me përleshje në një lokacion që konsiderohet i shenjtë si nga myslimanët, ashtu edhe nga hebrenjtë.

Hamasi - grupi militant islamik që sundon në Gaza - ka filluar të hedhë raketa në drejtim të Izraelit, pasi ka kërkuar nga ai që të tërhiqet nga lokacioni i shenjtë.

Izraeli është përgjigjur me sulme ajrore.

Midis 11 dhe 15 majit, sulmet izraelite kanë shkatërruar kullat Hanadi, Javhara, Shorouk dhe Jala në qytetin e Gazës.

HRW tha se hetimet e saj nuk kanë gjetur dëshmi se anëtarët e grupeve militante, të përfshira në operacionet ushtarake, kanë pasur prani aktuale ose afatgjate në ndonjërn prej kullave në kohën kur ato janë sulmuar.

“Edhe sikur të kishte prani të tillë, sulmet duket se kanë shkaktuar dëme të parashikueshme, në mënyrë joproporcionale ndaj pronës civile”, thuhet në raport.

Organizata tha se hetimet e saj bazohen në intervistat me 18 palestinezë, që kanë qenë dëshmitarë të sulmeve ose janë prekur nga to, si dhe në analizimin e videove dhe fotografive.

Palestinezët jetojnë në rrënojat e Gazës

Palestinezët e familjes Zawaraa kanë ndezur qirinj dhe qëndrojnë në çadrën që kanë ngritur në rrënojat e shtëpive të tyre, që u shkatërruan nga sulmet ajrore të Izraelit, gjatë luftimeve mes Izraelit dhe palestinezëve në Gaza. 25 maj, 2021.
1/12 Palestinezët e familjes Zawaraa kanë ndezur qirinj dhe qëndrojnë në çadrën që kanë ngritur në rrënojat e shtëpive të tyre, që u shkatërruan nga sulmet ajrore të Izraelit, gjatë luftimeve mes Izraelit dhe palestinezëve në Gaza. 25 maj, 2021.
Familjet palestineze, shtëpitë e të cilave u shkatërruan gjatë sulmeve ajrore të Izraelit në Gaza, janë rikthyer në rrënojat e shtëpive të tyre, duke improvizuar çadra pranë shtëpive të tyre. Pas konfliktit 11-ditor, Izraeli dhe militantët e Hamasit arritën një marrëveshje armëpushimi. Sulmet ajrore kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën e Gazës.
Një berber palestinez qeth një person pranë rrënojave të ndërtesave të shkatërruara në qytetin e Gazës. 25 maj, 2021.<br />
&nbsp;
2/12 Një berber palestinez qeth një person pranë rrënojave të ndërtesave të shkatërruara në qytetin e Gazës. 25 maj, 2021.
 
Familjet palestineze, shtëpitë e të cilave u shkatërruan gjatë sulmeve ajrore të Izraelit në Gaza, janë rikthyer në rrënojat e shtëpive të tyre, duke improvizuar çadra pranë shtëpive të tyre. Pas konfliktit 11-ditor, Izraeli dhe militantët e Hamasit arritën një marrëveshje armëpushimi. Sulmet ajrore kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën e Gazës.
Mansour Abu Gadeen (majtas) dhe dy djemtë e tij, Mostafa dhe Mohamedi (djathtas), më 27 maj kanë bërë këtë fotografi në shtëpinë e tyre në Gaza që është shkatërruar.
3/12 Mansour Abu Gadeen (majtas) dhe dy djemtë e tij, Mostafa dhe Mohamedi (djathtas), më 27 maj kanë bërë këtë fotografi në shtëpinë e tyre në Gaza që është shkatërruar.
Familjet palestineze, shtëpitë e të cilave u shkatërruan gjatë sulmeve ajrore të Izraelit në Gaza, janë rikthyer në rrënojat e shtëpive të tyre, duke improvizuar çadra pranë shtëpive të tyre. Pas konfliktit 11-ditor, Izraeli dhe militantët e Hamasit arritën një marrëveshje armëpushimi. Sulmet ajrore kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën e Gazës.
Gazetari palestinez, Alaa Shamali, 35 vjeç, shtëpia e të cilit u shkatërrua më 2014 gjatë konfliktit mes Izraelit dhe grupit militant, Hamas, pozon pranë rrënojave të ndërtesës ku jetonte së fundmi në Gaza. 25 maj, 2021.
4/12 Gazetari palestinez, Alaa Shamali, 35 vjeç, shtëpia e të cilit u shkatërrua më 2014 gjatë konfliktit mes Izraelit dhe grupit militant, Hamas, pozon pranë rrënojave të ndërtesës ku jetonte së fundmi në Gaza. 25 maj, 2021.
Familjet palestineze, shtëpitë e të cilave u shkatërruan gjatë sulmeve ajrore të Izraelit në Gaza, janë rikthyer në rrënojat e shtëpive të tyre, duke improvizuar çadra pranë shtëpive të tyre. Pas konfliktit 11-ditor, Izraeli dhe militantët e Hamasit arritën një marrëveshje armëpushimi. Sulmet ajrore kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën e Gazës.
Palestinezët mblidhen rreth një zjarri pranë shtëpive të tyre të shkatërruara në, Beit Hanoun, në veri të Rripit të Gazës. 26 maj, 2021.
5/12 Palestinezët mblidhen rreth një zjarri pranë shtëpive të tyre të shkatërruara në, Beit Hanoun, në veri të Rripit të Gazës. 26 maj, 2021.
Familjet palestineze, shtëpitë e të cilave u shkatërruan gjatë sulmeve ajrore të Izraelit në Gaza, janë rikthyer në rrënojat e shtëpive të tyre, duke improvizuar çadra pranë shtëpive të tyre. Pas konfliktit 11-ditor, Izraeli dhe militantët e Hamasit arritën një marrëveshje armëpushimi. Sulmet ajrore kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën e Gazës.
Palestinezët mblidhen rreth një zjarri së bashku me familjet e tyre, në Beit Hanun më 26 maj, 2021.
6/12 Palestinezët mblidhen rreth një zjarri së bashku me familjet e tyre, në Beit Hanun më 26 maj, 2021.
Familjet palestineze, shtëpitë e të cilave u shkatërruan gjatë sulmeve ajrore të Izraelit në Gaza, janë rikthyer në rrënojat e shtëpive të tyre, duke improvizuar çadra pranë shtëpive të tyre. Pas konfliktit 11-ditor, Izraeli dhe militantët e Hamasit arritën një marrëveshje armëpushimi. Sulmet ajrore kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën e Gazës.
Palestinezët qëndrojnë në çadra të improvizuara, që i kanë ngritur pranë rrënojave të shtëpive të tyre të shkatërruara në Gaza. 23 maj, 2021.
7/12 Palestinezët qëndrojnë në çadra të improvizuara, që i kanë ngritur pranë rrënojave të shtëpive të tyre të shkatërruara në Gaza. 23 maj, 2021.
Familjet palestineze, shtëpitë e të cilave u shkatërruan gjatë sulmeve ajrore të Izraelit në Gaza, janë rikthyer në rrënojat e shtëpive të tyre, duke improvizuar çadra pranë shtëpive të tyre. Pas konfliktit 11-ditor, Izraeli dhe militantët e Hamasit arritën një marrëveshje armëpushimi. Sulmet ajrore kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën e Gazës.
Mofeed Sabit, 64 vjeç, është ulur në një divan, që qëndron mes rrënojave të ndërtesave të shkatërruara në Magazzi. Rripi i Gazës, 24 maj, 2021.
8/12 Mofeed Sabit, 64 vjeç, është ulur në një divan, që qëndron mes rrënojave të ndërtesave të shkatërruara në Magazzi. Rripi i Gazës, 24 maj, 2021.
Familjet palestineze, shtëpitë e të cilave u shkatërruan gjatë sulmeve ajrore të Izraelit në Gaza, janë rikthyer në rrënojat e shtëpive të tyre, duke improvizuar çadra pranë shtëpive të tyre. Pas konfliktit 11-ditor, Izraeli dhe militantët e Hamasit arritën një marrëveshje armëpushimi. Sulmet ajrore kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën e Gazës.
Kjo grua palestineze gatuan në kuzhinën e shtëpisë së saj të shkatërruar në Gaza. 23 maj, 2021.
9/12 Kjo grua palestineze gatuan në kuzhinën e shtëpisë së saj të shkatërruar në Gaza. 23 maj, 2021.
Familjet palestineze, shtëpitë e të cilave u shkatërruan gjatë sulmeve ajrore të Izraelit në Gaza, janë rikthyer në rrënojat e shtëpive të tyre, duke improvizuar çadra pranë shtëpive të tyre. Pas konfliktit 11-ditor, Izraeli dhe militantët e Hamasit arritën një marrëveshje armëpushimi. Sulmet ajrore kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën e Gazës.
Palestinezët kanë ngritur çadra të improvizuara pranë shtëpive të shkatërruara në Rripin e Gazës. 23 maj, 2021.
10/12 Palestinezët kanë ngritur çadra të improvizuara pranë shtëpive të shkatërruara në Rripin e Gazës. 23 maj, 2021.
Familjet palestineze, shtëpitë e të cilave u shkatërruan gjatë sulmeve ajrore të Izraelit në Gaza, janë rikthyer në rrënojat e shtëpive të tyre, duke improvizuar çadra pranë shtëpive të tyre. Pas konfliktit 11-ditor, Izraeli dhe militantët e Hamasit arritën një marrëveshje armëpushimi. Sulmet ajrore kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën e Gazës.
Këta persona shikojnë dëmet në shtëpinë e tyre më 29 maj, 2021, një javë pas arritjes së armëpushimit në Gaza, ku Izraeli dhe Hamasi i dhanë fund konfliktit 11-ditor.
11/12 Këta persona shikojnë dëmet në shtëpinë e tyre më 29 maj, 2021, një javë pas arritjes së armëpushimit në Gaza, ku Izraeli dhe Hamasi i dhanë fund konfliktit 11-ditor.
Familjet palestineze, shtëpitë e të cilave u shkatërruan gjatë sulmeve ajrore të Izraelit në Gaza, janë rikthyer në rrënojat e shtëpive të tyre, duke improvizuar çadra pranë shtëpive të tyre. Pas konfliktit 11-ditor, Izraeli dhe militantët e Hamasit arritën një marrëveshje armëpushimi. Sulmet ajrore kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën e Gazës.
Fëmijët mblidhen rreth një zjarri në Beil Lahia në veri të Rripit të Gazës.
12/12 Fëmijët mblidhen rreth një zjarri në Beil Lahia në veri të Rripit të Gazës.
Familjet palestineze, shtëpitë e të cilave u shkatërruan gjatë sulmeve ajrore të Izraelit në Gaza, janë rikthyer në rrënojat e shtëpive të tyre, duke improvizuar çadra pranë shtëpive të tyre. Pas konfliktit 11-ditor, Izraeli dhe militantët e Hamasit arritën një marrëveshje armëpushimi. Sulmet ajrore kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën e Gazës.
Previous slide
Next slide

XS
SM
MD
LG