Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
11:27 24.3.2022

Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e qytezës Izum

Rusia ka thënë se ka fituar kontrollin e qytezës ukrainase Izum, në rajonin Harkiv, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve në Rusi, Rossiya 24.

“Forcat e armatosura ruse vazhdojnë të kryejnë misione të operacionit special ushtarak. Në mëngjesin e 24 marsit, njësitet e ushtrisë ruse kanë marrë kontrollin e plotë të qytezës Izum, në rajonin Harkiv”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov.

Megjithatë, administrata ukrainase e qytetit ka thënë se luftimet janë duke vazhduar.

Më herët gjatë javës, një zyrtar i Pentagonit ka thënë në kushte anonimiteti se ushtria ukrainase ka nisur kundërsulm në një qytet të vogël në rajonin Harkiv.

Izum përbën rrugë kyçe në rajonin Donbas, çka mund t’iu mundësojë forcave ruse që të lidhen në veri-lindje dhe jug-lindje.

Qyteza ka një popullsi prej 50,000 personash dhe është nyje e rëndësishme hekurudhore.

11:08 24.3.2022

Britania sanksionon më shumë rusë

Qeveria britanike ka njoftuar se do të sanksionojë edhe 65 individë dhe subjekte ruse, si përgjigje ndaj pushtimit rus në Ukrainë.

Ky vendim vjen pas sanksionimit të qindra pjesëtarëve të regjimit rus dhe oligarkëve të këtij shteti.

10:59 24.3.2022

Jehu i historisë: Lufta në Ukrainë rikthen pamjet e Luftës II Botërore

Fotografi nga Lufta e Dytë Botërore nxjerrin në pah ngjashmëritë e habitshme vizuale me pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Jehu i historisë: Lufta në Ukrainë rikthen pamjet e Luftës II Botërore

Trupat e civilëve belgë të vrarë nga ushtria gjermane gjatë një kundërofensive naziste në Luksemburg dhe Belgjikë, dhjetor 1944.
1/24 Trupat e civilëve belgë të vrarë nga ushtria gjermane gjatë një kundërofensive naziste në Luksemburg dhe Belgjikë, dhjetor 1944.
Fotografi nga Lufta e Dytë Botërore nxjerrin në pah ngjashmëritë e habitshme vizuale me pushtimin e Ukrainës nga Rusia.(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një polic ukrainas kalon pranë trupave të njerëzve të vrarë nga granatimet në Mariupol, 15 mars 2022.
2/24 Një polic ukrainas kalon pranë trupave të njerëzve të vrarë nga granatimet në Mariupol, 15 mars 2022.
Fotografi nga Lufta e Dytë Botërore nxjerrin në pah ngjashmëritë e habitshme vizuale me pushtimin e Ukrainës nga Rusia.(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një ndërtesë në Varshavë e goditur me një predhë gjigante mortajash gjermane në gusht të vitit 1944.
3/24 Një ndërtesë në Varshavë e goditur me një predhë gjigante mortajash gjermane në gusht të vitit 1944.
Fotografi nga Lufta e Dytë Botërore nxjerrin në pah ngjashmëritë e habitshme vizuale me pushtimin e Ukrainës nga Rusia.(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Shpërthimi në një ndërtesë banimi pasi u godit me një predhë nga një tank rus në Mariupol, 11 mars 2022.
4/24 Shpërthimi në një ndërtesë banimi pasi u godit me një predhë nga një tank rus në Mariupol, 11 mars 2022.
Fotografi nga Lufta e Dytë Botërore nxjerrin në pah ngjashmëritë e habitshme vizuale me pushtimin e Ukrainës nga Rusia.(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një grua ruse qan para shtëpisë së saj të djegur gjatë pushtimit nazist të Bashkimit Sovjetik në vitin 1943.
5/24 Një grua ruse qan para shtëpisë së saj të djegur gjatë pushtimit nazist të Bashkimit Sovjetik në vitin 1943.
Fotografi nga Lufta e Dytë Botërore nxjerrin në pah ngjashmëritë e habitshme vizuale me pushtimin e Ukrainës nga Rusia.(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një grua duke qarë derisa qëndron para një shtëpie që mori flakë pasi u godit nga predhat e hedhura në Irpin, afër Kievit, më 4 mars 2022.
6/24 Një grua duke qarë derisa qëndron para një shtëpie që mori flakë pasi u godit nga predhat e hedhura në Irpin, afër Kievit, më 4 mars 2022.
Fotografi nga Lufta e Dytë Botërore nxjerrin në pah ngjashmëritë e habitshme vizuale me pushtimin e Ukrainës nga Rusia.(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Ushtarët japonezë duke u ndihmuar nga trupat amerikane pas marrjes së një fortese japoneze në Guadalcanal në Ishujt Solomon. Fotoja nga Lufta e Dytë Botërore nuk ka datë.
7/24 Ushtarët japonezë duke u ndihmuar nga trupat amerikane pas marrjes së një fortese japoneze në Guadalcanal në Ishujt Solomon. Fotoja nga Lufta e Dytë Botërore nuk ka datë.
Fotografi nga Lufta e Dytë Botërore nxjerrin në pah ngjashmëritë e habitshme vizuale me pushtimin e Ukrainës nga Rusia.(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një luftëtar ukrainas i plagosur ndihmohet drejt një vendi më të sigurt pas një përleshjeje të armatosur në rajonin e Kievit, 10 mars 2022.
8/24 Një luftëtar ukrainas i plagosur ndihmohet drejt një vendi më të sigurt pas një përleshjeje të armatosur në rajonin e Kievit, 10 mars 2022.
Fotografi nga Lufta e Dytë Botërore nxjerrin në pah ngjashmëritë e habitshme vizuale me pushtimin e Ukrainës nga Rusia.(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Trupat amerikane duke kaluar lumin Doubs në Francë më 1944.
9/24 Trupat amerikane duke kaluar lumin Doubs në Francë më 1944.
Fotografi nga Lufta e Dytë Botërore nxjerrin në pah ngjashmëritë e habitshme vizuale me pushtimin e Ukrainës nga Rusia.(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Ushtarët ukrainas kalojnë lumin përmes një shtegu të improvizuar, pasi ura afër qytetit Irpin është shkatërruar, 13 mars 2022.
10/24 Ushtarët ukrainas kalojnë lumin përmes një shtegu të improvizuar, pasi ura afër qytetit Irpin është shkatërruar, 13 mars 2022.
Fotografi nga Lufta e Dytë Botërore nxjerrin në pah ngjashmëritë e habitshme vizuale me pushtimin e Ukrainës nga Rusia.(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Pengesat kundër-tank në rrugët e Moskës, ndërsa nazistët përparojnë në Bashkimin Sovjetik, tetor 1941.
11/24 Pengesat kundër-tank në rrugët e Moskës, ndërsa nazistët përparojnë në Bashkimin Sovjetik, tetor 1941.
Fotografi nga Lufta e Dytë Botërore nxjerrin në pah ngjashmëritë e habitshme vizuale me pushtimin e Ukrainës nga Rusia.(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Pengesat kundër-tank në qendër të Kievit, 11 mars 2022.
12/24 Pengesat kundër-tank në qendër të Kievit, 11 mars 2022.
Fotografi nga Lufta e Dytë Botërore nxjerrin në pah ngjashmëritë e habitshme vizuale me pushtimin e Ukrainës nga Rusia.(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Mbetjet e një autokolone gjermane të shkatërruar gjatë Betejës së Halbes, në Gjermani, prill 1945.
13/24 Mbetjet e një autokolone gjermane të shkatërruar gjatë Betejës së Halbes, në Gjermani, prill 1945.
Fotografi nga Lufta e Dytë Botërore nxjerrin në pah ngjashmëritë e habitshme vizuale me pushtimin e Ukrainës nga Rusia.(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Njerëzit shikojnë mbetjet nga djegia e automjeteve ushtarake ruse në Bucha, afër Kievit, 1 mars.
14/24 Njerëzit shikojnë mbetjet nga djegia e automjeteve ushtarake ruse në Bucha, afër Kievit, 1 mars.
Fotografi nga Lufta e Dytë Botërore nxjerrin në pah ngjashmëritë e habitshme vizuale me pushtimin e Ukrainës nga Rusia.(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Ndërtesa banimi të rrënuara në Limehouse, në Londrën Lindore, pasi një raketë gjermane V2 ra aty afër, mars 1945.
15/24 Ndërtesa banimi të rrënuara në Limehouse, në Londrën Lindore, pasi një raketë gjermane V2 ra aty afër, mars 1945.
Fotografi nga Lufta e Dytë Botërore nxjerrin në pah ngjashmëritë e habitshme vizuale me pushtimin e Ukrainës nga Rusia.(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një ndërtesë banimi gjysmë e shembur pas granatimeve nga forcat ruse, Kiev, më 18 mars 2022.
16/24 Një ndërtesë banimi gjysmë e shembur pas granatimeve nga forcat ruse, Kiev, më 18 mars 2022.
Fotografi nga Lufta e Dytë Botërore nxjerrin në pah ngjashmëritë e habitshme vizuale me pushtimin e Ukrainës nga Rusia.(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një ekip futbollistësh që stërviten për luftime me bajonetë, Moskë, qershor 1943.
17/24 Një ekip futbollistësh që stërviten për luftime me bajonetë, Moskë, qershor 1943.
Fotografi nga Lufta e Dytë Botërore nxjerrin në pah ngjashmëritë e habitshme vizuale me pushtimin e Ukrainës nga Rusia.(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Civilë që dolën vullnetarë për t'u bashkuar me Forcat e Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës gjatë një seance stërvitore në Odesa, më 18 mars 2022.
18/24 Civilë që dolën vullnetarë për t'u bashkuar me Forcat e Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës gjatë një seance stërvitore në Odesa, më 18 mars 2022.
Fotografi nga Lufta e Dytë Botërore nxjerrin në pah ngjashmëritë e habitshme vizuale me pushtimin e Ukrainës nga Rusia.(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një nënë gjermane duke qarë përqafon djalin e saj pasi zbuloi se shtëpia e tyre në Berlin u shkatërrua gjatë luftës në janarin e vitit 1945.
19/24 Një nënë gjermane duke qarë përqafon djalin e saj pasi zbuloi se shtëpia e tyre në Berlin u shkatërrua gjatë luftës në janarin e vitit 1945.
Fotografi nga Lufta e Dytë Botërore nxjerrin në pah ngjashmëritë e habitshme vizuale me pushtimin e Ukrainës nga Rusia.(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Helen Yakubets qan teksa përqafon djalin e saj 5-vjeçar brenda një salle vallëzimi të shndërruar në strehë të përkohshme për refugjatët në Suceava, Rumani, më 20 mars. Burri i saj dhe i biri tjetër adoleshent mbetën në Ukrainë.
20/24 Helen Yakubets qan teksa përqafon djalin e saj 5-vjeçar brenda një salle vallëzimi të shndërruar në strehë të përkohshme për refugjatët në Suceava, Rumani, më 20 mars. Burri i saj dhe i biri tjetër adoleshent mbetën në Ukrainë.
Fotografi nga Lufta e Dytë Botërore nxjerrin në pah ngjashmëritë e habitshme vizuale me pushtimin e Ukrainës nga Rusia.(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Civilë të strehuar brenda stacionit të metrosë Mayakovskaya të Moskës, gjatë një sulmi ajror në vitin 1941.
21/24 Civilë të strehuar brenda stacionit të metrosë Mayakovskaya të Moskës, gjatë një sulmi ajror në vitin 1941.
Fotografi nga Lufta e Dytë Botërore nxjerrin në pah ngjashmëritë e habitshme vizuale me pushtimin e Ukrainës nga Rusia.(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Civilët strehohen nga bombardimet ruse në një stacion metroje në Harkiv, më 10 mars 2022.
22/24 Civilët strehohen nga bombardimet ruse në një stacion metroje në Harkiv, më 10 mars 2022.
Fotografi nga Lufta e Dytë Botërore nxjerrin në pah ngjashmëritë e habitshme vizuale me pushtimin e Ukrainës nga Rusia.(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një marins amerikan shikon pasojat e bombardimeve amerikane të qytetit japonez, Naha, në prefekturën Okinawa, qershor 1945.
23/24 Një marins amerikan shikon pasojat e bombardimeve amerikane të qytetit japonez, Naha, në prefekturën Okinawa, qershor 1945.
Fotografi nga Lufta e Dytë Botërore nxjerrin në pah ngjashmëritë e habitshme vizuale me pushtimin e Ukrainës nga Rusia.(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Ushtarakë ukrainas ecin nëpër rrënojat e qendrës tregtare Retroville, pas një sulmi rus me raketa, më 21 mars 2022.
24/24 Ushtarakë ukrainas ecin nëpër rrënojat e qendrës tregtare Retroville, pas një sulmi rus me raketa, më 21 mars 2022.
Fotografi nga Lufta e Dytë Botërore nxjerrin në pah ngjashmëritë e habitshme vizuale me pushtimin e Ukrainës nga Rusia.(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide

10:38 24.3.2022

Liderët e NATO-s arrijnë në Bruksel në samitin për Ukrainën

Liderët e NATO-s kanë arritur në Bruksel për të analizuar hapat e radhës ndaj pushtimit rus në Ukrainë.

Ky grup është mbledhur për një “fotografi tradicionale familjare” para nisjes së takimit, i cili është përshkruar si një ndër më të rëndësishmit në historinë e aleancës, teksa lufta në Ukrainë hyn në muajin e dytë.

Liderët e vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel.
Liderët e vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG