Ministrat e Ukrainës takohen me homologët amerikanë
Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov tha të shtunën se ai dhe ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba kishin mbajtur një takim të përbashkët me homologët e tyre amerikanë për herë të parë.
"Ne diskutuam çështjet aktuale dhe bashkëpunimin në drejtimet politike dhe të mbrojtjes midis Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara," tha Reznikov në Twitter, duke postuar një fotografi të takimit në Varshavë me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken dhe sekretarin e mbrojtjes të SHBA-së, Lloyd Austin.
Britania e Madhe shënjestron prodhuesit e armëve në sanksionet e reja
Qeveria britanike ka vendosur sanksione ndaj 65 individëve dhe kompanive të tjera në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.
Ato përfshijnë prodhuesin rus të armëve Kronstadt si prodhues i dronëve të armatosur Orion dhe mjeteve të tjera ajrore pa pilot, sipas një përditësimi nga Ministria e Mbrojtjes.
"Këto sisteme janë përdorur gjerësisht në pushtimin rus të Ukrainës," thuhet në deklaratë, e cila bazohet në informacionin nga shërbimet e inteligjencës britanike.
Presidenti ukrainas u bën thirrje prodhuesve të energjisë të rrisin prodhimin
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri thirrje vendeve prodhuese të energjisë të shtunën të rrisin prodhimin në mënyrë që Rusia të mos përdorë pasurinë e saj të naftës dhe gazit për të "shantazhuar" kombet e tjera.
Duke iu drejtuar konferencës ndërkombëtare të Forumit të Dohas perms videos, Zelensky tha gjithashtu se asnjë vend nuk është i siguruar kundër goditjeve nga ndërprerjet në furnizimin me ushqime që ndodhin për shkak të pushtimit rus të vendit të tij.
Erdogan bisedon me Zelenskyn
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan foli në telefon me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke diskutuar situatën në Ukrainë dhe negociatat midis Moskës dhe Kievit, tha zyra e Erdoganit të premten vonë.
Erdogan i tha homologut të tij se ai kishte ngritur mbështetjen e Turqisë për integritetin territorial të Ukrainës në një samit të fundit të NATO-s.