Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
14:50 24.2.2022

Mehaj: FSK e gatshme për ndihmë – nëse i kërkohet nga SHBA-ja

Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj, ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është e gatshme të ofrojë të gjitha aftësitë dhe kapacitetet - pas pushtimit rus në Ukrainë – nëse diçka e tillë kërkohet nga Shtetet e Bashkuara.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Kosova qëndron në linjë me qëndrimet e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s.

Ai ka bërë thirrje që të mos ketë ndonjë organizim eventual të strukturave joshtetërore për të ofruar solidaritet dhe mbështetje për popullin ukrainas, duke thënë se këto veprime njihen brenda qarqeve ruse.

Mehaj ka thënë se mes tjerash se duke parë zhvillimet në botë, “është koha që SHBA të miratojë kërkesën tonë të kahershme për vendosjen e Bazës së Përhershme Ushtarake Amerikane në Kosovë”.

14:56 24.2.2022

Biden thërret në takim Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka kërkuar takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara për të diskutuar rreth Ukrainës, ka thënë Shtëpia e Bardhë.

15:01 24.2.2022

Qytetarët e Ukrainës largohen nga shtëpitë e tyre

Qytetarë të shumtë nga Ukraina janë parë duke pritur në stacione trenash, e të tjerë kanë arritur të largohen duke kaluar kufirin në shtete fqinje, si Polonia e Hungaria​.

Qytetarët e Ukrainës largohen nga shtëpitë e tyre

Një grua mban fëmijën e saj në krahë ndërsa ulet në pikën kufitare midis Polonisë dhe Ukrainës, pasi presidenti rus Vladimir Putin autorizoi një operacion ushtarak në Ukrainën lindore. Medyka, Poloni, 24 shkurt 2022.
1/14 Një grua mban fëmijën e saj në krahë ndërsa ulet në pikën kufitare midis Polonisë dhe Ukrainës, pasi presidenti rus Vladimir Putin autorizoi një operacion ushtarak në Ukrainën lindore. Medyka, Poloni, 24 shkurt 2022.
Qytetarë të shumtë nga Ukraina janë parë duke pritur në stacione trenash, e të tjerë kanë arritur të largohen duke kaluar kufirin në shtete fqinje, si Polonia e Hungaria, pasi presidenti rus Vladimir Putin autorizoi një “operacion ushtarak” në Ukrainë të enjten më 24 shkurt 2022. (Përgatiti: S.Paçarizi)
Njerëzit duke u larguar nga Ukraina, pasi presidenti rus, Vladimir Putin, autorizoi një operacion ushtarak. Kufiri Hungari-Ukrainë, 24 shkurt 2022.
2/14 Njerëzit duke u larguar nga Ukraina, pasi presidenti rus, Vladimir Putin, autorizoi një operacion ushtarak. Kufiri Hungari-Ukrainë, 24 shkurt 2022.
Qytetarë të shumtë nga Ukraina janë parë duke pritur në stacione trenash, e të tjerë kanë arritur të largohen duke kaluar kufirin në shtete fqinje, si Polonia e Hungaria, pasi presidenti rus Vladimir Putin autorizoi një “operacion ushtarak” në Ukrainë të enjten më 24 shkurt 2022. (Përgatiti: S.Paçarizi)
Një çift nga Mariupoli ecën në pikën kufitare mes Polonisë dhe Ukrainës, pasi presidenti rus, Vladimir Putin, autorizoi një operacion ushtarak në Ukrainën lindore. Medyka, Poloni, 24 shkurt 2022.
3/14 Një çift nga Mariupoli ecën në pikën kufitare mes Polonisë dhe Ukrainës, pasi presidenti rus, Vladimir Putin, autorizoi një operacion ushtarak në Ukrainën lindore. Medyka, Poloni, 24 shkurt 2022.
Qytetarë të shumtë nga Ukraina janë parë duke pritur në stacione trenash, e të tjerë kanë arritur të largohen duke kaluar kufirin në shtete fqinje, si Polonia e Hungaria, pasi presidenti rus Vladimir Putin autorizoi një “operacion ushtarak” në Ukrainë të enjten më 24 shkurt 2022. (Përgatiti: S.Paçarizi)
Një tjetër çift me një fëmijë duke u larguar nga Ukraina nëpërmjet kufirit me Hungarinë, 24 shkurt 2022. 
4/14 Një tjetër çift me një fëmijë duke u larguar nga Ukraina nëpërmjet kufirit me Hungarinë, 24 shkurt 2022. 
Qytetarë të shumtë nga Ukraina janë parë duke pritur në stacione trenash, e të tjerë kanë arritur të largohen duke kaluar kufirin në shtete fqinje, si Polonia e Hungaria, pasi presidenti rus Vladimir Putin autorizoi një “operacion ushtarak” në Ukrainë të enjten më 24 shkurt 2022. (Përgatiti: S.Paçarizi)
Një grua me fëmijë duke kaluar në pikën kufitare midis Polonisë dhe Ukrainës, 24 shkurt 2022.
5/14 Një grua me fëmijë duke kaluar në pikën kufitare midis Polonisë dhe Ukrainës, 24 shkurt 2022.
Qytetarë të shumtë nga Ukraina janë parë duke pritur në stacione trenash, e të tjerë kanë arritur të largohen duke kaluar kufirin në shtete fqinje, si Polonia e Hungaria, pasi presidenti rus Vladimir Putin autorizoi një “operacion ushtarak” në Ukrainë të enjten më 24 shkurt 2022. (Përgatiti: S.Paçarizi)
Grumbulli i qytetarëve duke pritur në anën ukrainase të kalimit kufitar midis Polonisë dhe Ukrainës. Medyka, Poloni, 24 shkurt 2022.
6/14 Grumbulli i qytetarëve duke pritur në anën ukrainase të kalimit kufitar midis Polonisë dhe Ukrainës. Medyka, Poloni, 24 shkurt 2022.
Qytetarë të shumtë nga Ukraina janë parë duke pritur në stacione trenash, e të tjerë kanë arritur të largohen duke kaluar kufirin në shtete fqinje, si Polonia e Hungaria, pasi presidenti rus Vladimir Putin autorizoi një “operacion ushtarak” në Ukrainë të enjten më 24 shkurt 2022. (Përgatiti: S.Paçarizi)
Njerëzit duke u larguar nga Ukraina. Beregsurany, kufiri Ukrainë - Hungari, 24 shkurt 2022.
7/14 Njerëzit duke u larguar nga Ukraina. Beregsurany, kufiri Ukrainë - Hungari, 24 shkurt 2022.
Qytetarë të shumtë nga Ukraina janë parë duke pritur në stacione trenash, e të tjerë kanë arritur të largohen duke kaluar kufirin në shtete fqinje, si Polonia e Hungaria, pasi presidenti rus Vladimir Putin autorizoi një “operacion ushtarak” në Ukrainë të enjten më 24 shkurt 2022. (Përgatiti: S.Paçarizi)
Pritja në trafikun e bllokuar nga automjetet e shumta gjatë largimit nga qyteti Kharkiv, pasi presidenti rus autorizoi një operacion ushtarak në Ukrainën lindore, 24 shkurt 2022.
8/14 Pritja në trafikun e bllokuar nga automjetet e shumta gjatë largimit nga qyteti Kharkiv, pasi presidenti rus autorizoi një operacion ushtarak në Ukrainën lindore, 24 shkurt 2022.
Qytetarë të shumtë nga Ukraina janë parë duke pritur në stacione trenash, e të tjerë kanë arritur të largohen duke kaluar kufirin në shtete fqinje, si Polonia e Hungaria, pasi presidenti rus Vladimir Putin autorizoi një “operacion ushtarak” në Ukrainë të enjten më 24 shkurt 2022. (Përgatiti: S.Paçarizi)
Një grua amerikane qan pasi kaloi kufirin dhe iku nga dhuna në Ukrainë. Medyka, Poloni, 24 shkurt 2022.
9/14 Një grua amerikane qan pasi kaloi kufirin dhe iku nga dhuna në Ukrainë. Medyka, Poloni, 24 shkurt 2022.
Qytetarë të shumtë nga Ukraina janë parë duke pritur në stacione trenash, e të tjerë kanë arritur të largohen duke kaluar kufirin në shtete fqinje, si Polonia e Hungaria, pasi presidenti rus Vladimir Putin autorizoi një “operacion ushtarak” në Ukrainë të enjten më 24 shkurt 2022. (Përgatiti: S.Paçarizi)
Një grua me vajzën e saj duke pritur trenin në përpjekje për t'u larguar, në stacionin e trenit në Kiev, Ukrainë, 24 shkurt 2022. Trupat ruse kanë nisur sulmin e tyre të parashikuar në Ukrainë. Shpërthime të mëdha u dëgjuan para agimit në Kiev, Kharkiv dhe Odesa.
10/14 Një grua me vajzën e saj duke pritur trenin në përpjekje për t'u larguar, në stacionin e trenit në Kiev, Ukrainë, 24 shkurt 2022. Trupat ruse kanë nisur sulmin e tyre të parashikuar në Ukrainë. Shpërthime të mëdha u dëgjuan para agimit në Kiev, Kharkiv dhe Odesa.
Qytetarë të shumtë nga Ukraina janë parë duke pritur në stacione trenash, e të tjerë kanë arritur të largohen duke kaluar kufirin në shtete fqinje, si Polonia e Hungaria, pasi presidenti rus Vladimir Putin autorizoi një “operacion ushtarak” në Ukrainë të enjten më 24 shkurt 2022. (Përgatiti: S.Paçarizi)
Ushtarët ukrainas bëjnë roje në stacionin e trenit në Kiev, ndërsa njerëzit përpiqen të largohen, Ukrainë, të enjten, 24 shkurt 2022.
11/14 Ushtarët ukrainas bëjnë roje në stacionin e trenit në Kiev, ndërsa njerëzit përpiqen të largohen, Ukrainë, të enjten, 24 shkurt 2022.
Qytetarë të shumtë nga Ukraina janë parë duke pritur në stacione trenash, e të tjerë kanë arritur të largohen duke kaluar kufirin në shtete fqinje, si Polonia e Hungaria, pasi presidenti rus Vladimir Putin autorizoi një “operacion ushtarak” në Ukrainë të enjten më 24 shkurt 2022. (Përgatiti: S.Paçarizi)
Një grua me një vajzë të vogël duke pritur trenin për t'u larguar nga Kievi, 24 shkurt 2022.
12/14 Një grua me një vajzë të vogël duke pritur trenin për t'u larguar nga Kievi, 24 shkurt 2022.
Qytetarë të shumtë nga Ukraina janë parë duke pritur në stacione trenash, e të tjerë kanë arritur të largohen duke kaluar kufirin në shtete fqinje, si Polonia e Hungaria, pasi presidenti rus Vladimir Putin autorizoi një “operacion ushtarak” në Ukrainë të enjten më 24 shkurt 2022. (Përgatiti: S.Paçarizi)
Një grua duke qarë derisa pret në një stacion treni duke u përpjekur të largohet nga Kievi, Ukrainë, e enjte, 24 shkurt 2022.
13/14 Një grua duke qarë derisa pret në një stacion treni duke u përpjekur të largohet nga Kievi, Ukrainë, e enjte, 24 shkurt 2022.
Qytetarë të shumtë nga Ukraina janë parë duke pritur në stacione trenash, e të tjerë kanë arritur të largohen duke kaluar kufirin në shtete fqinje, si Polonia e Hungaria, pasi presidenti rus Vladimir Putin autorizoi një “operacion ushtarak” në Ukrainë të enjten më 24 shkurt 2022. (Përgatiti: S.Paçarizi)
Njerëzit ecin në vendkalimin kufitar midis Polonisë dhe Ukrainës, 24 shkurt 2022.
14/14 Njerëzit ecin në vendkalimin kufitar midis Polonisë dhe Ukrainës, 24 shkurt 2022.
Qytetarë të shumtë nga Ukraina janë parë duke pritur në stacione trenash, e të tjerë kanë arritur të largohen duke kaluar kufirin në shtete fqinje, si Polonia e Hungaria, pasi presidenti rus Vladimir Putin autorizoi një “operacion ushtarak” në Ukrainë të enjten më 24 shkurt 2022. (Përgatiti: S.Paçarizi)
Previous slide
Next slide

15:06 24.2.2022

Macron: Sulmi rus, “pikë kthese” në historinë evropiane

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë se sulmi rus ndaj Ukrainës përbën “pikë kthese” në historinë evropiane.

Përmes një adresimi televiziv para kombit, ai ka thënë se Franca është në anën e Ukrainës.

Macron ka thënë se veprimet e Rusisë do të ketë pasoja “të rënda dhe afatgjata” për kontinentin.

Presidenti francez, Emmanuel Macron.
Presidenti francez, Emmanuel Macron.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG