Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

• Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
• Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
• Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
• Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
• Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
• Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
23:44 24.2.2022

SHBA-ja falënderon Turqinë për mbështetjen ndaj Ukrainës

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë një bisede me ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, e ka falënderuar Turqinë për mbështetjen e fuqishme ndaj mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

“Sekretari theksoi veprimet destruktive të Rusisë do të kenë ndikim në mbarë Evropën dhe botën”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, tha se ka biseduar me Cavusolgun për hapat që duhen të ndërmerren që rajoni i Detit të Zi të ketë siguri.

“Siguria jonë e përbashkët është në rrezik”, tha ai.

23:52 24.2.2022

Dita e parë e nisjes së sulmit rus ndaj Ukrainës

Më poshtë mund të gjeni një përmbledhje të zhvillimeve kryesore të ditës së parë të sulmit rus ndaj Ukrainës:

• Në orët e para të mëngjesit të 24 shkurtit presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëron një “operacion ushtarak” në Ukrainë dhe disa minuta më vonë nisin granatimet e para
• Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy shpall gjendje lufte dhe i bën thirrje ukrainasve që ta mbrojnë vendin
• Autoritetet ukrainase thonë se po luftojnë në disa fronte: në Donbas në lindje, nga Bjellorusia në veri, dhe nga Krimeja e pushtuar në jug.
• Ministria e Shëndetësisë thotë se 57 persona janë vrarë dhe 179 janë plagosur gjatë ditës së parë të sulmit rus
• Ukraina thotë se ka humbur kontrollin e uzinës bërthamore të Çernobilit
• OKB-ja vlerëson se për shkak të konfliktit, afro 100,000 ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre, ndërkaq dhjetëra-mijëra të tjerë kanë kaluar kufijtë ndërkombëtarë
• SHBA njofton për sanksione të reja kundër Rusisë, që godasin sektorin bankar, të teknologjisë. Po ashtu në shënjestër të sanksioneve të reja janë eksportet dhe oligarkët rusë
• Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, telefonon homologun rus, Vladimir Putin, dhe i kërkon të ndalë menjëherë ofensivën në Ukrainë
• Liderët e BE-së pajtohen për pakon e re të sanksioneve, që sipas bllokut është “më e ashpra” e miratuar ndonjëherë
• Mijëra persona arrestohen në Rusi, në protestat kundër pushtimit të Ukrainës
00:23 25.2.2022

Banorët strehohen në metronë e Kievit

Fotografitë e realizuara më 24 shkurt tregojnë se si civilët po strehohen në sistemin e metrosë së Kievit, teksa frika po rritet për sulme ajrore ruse ndaj kryeqytetit ukrainas.

Banorët strehohen në metronë e Kievit

Civilët duke u strehuar në metronë e Kievit. Kryeqyteti ukrainas ka disa prej stacioneve më të thella të metrosë në botë, teksa njëra prej tyre është mbi 100 metra nën tokë.

1/11 Civilët duke u strehuar në metronë e Kievit. Kryeqyteti ukrainas ka disa prej stacioneve më të thella të metrosë në botë, teksa njëra prej tyre është mbi 100 metra nën tokë.

Fotografitë e realizuara më 24 shkurt tregojnë se si civilët po strehohen në sistemin e metrosë së Kievit, teksa frika po rritet për sulme ajrore ruse ndaj kryeqytetit ukrainas.
Një grua me fëmijën e saj strehohet nga granatimet në stacionin e një metroje në Kiev më 24 shkurt. Fëmija e saj mban në duar flamurin kombëtar të Ukrainës.

2/11 Një grua me fëmijën e saj strehohet nga granatimet në stacionin e një metroje në Kiev më 24 shkurt. Fëmija e saj mban në duar flamurin kombëtar të Ukrainës.
Fotografitë e realizuara më 24 shkurt tregojnë se si civilët po strehohen në sistemin e metrosë së Kievit, teksa frika po rritet për sulme ajrore ruse ndaj kryeqytetit ukrainas.
Disa persona qëndrojnë në stacionin e një metroje në Kiev, nga frika e sulmeve ajrore ruse.

3/11 Disa persona qëndrojnë në stacionin e një metroje në Kiev, nga frika e sulmeve ajrore ruse.

Fotografitë e realizuara më 24 shkurt tregojnë se si civilët po strehohen në sistemin e metrosë së Kievit, teksa frika po rritet për sulme ajrore ruse ndaj kryeqytetit ukrainas.
Pas lëshimit të sirenave për sulme ajrore, shumë qytetarë u strehuan në stacionet e metrove në Kiev. Më 24 shkurt, Rusia nisi një operacion ushtarak kundër Ukrainës.

4/11 Pas lëshimit të sirenave për sulme ajrore, shumë qytetarë u strehuan në stacionet e metrove në Kiev. Më 24 shkurt, Rusia nisi një operacion ushtarak kundër Ukrainës.

Fotografitë e realizuara më 24 shkurt tregojnë se si civilët po strehohen në sistemin e metrosë së Kievit, teksa frika po rritet për sulme ajrore ruse ndaj kryeqytetit ukrainas.
Disa vajza të strehuara në sistemin e metrosë së Kievit, teksa autoritetet ukrainase kanë thënë se Rusia po sulmon me artileri dhe përmes sulmeve ajrore.

5/11 Disa vajza të strehuara në sistemin e metrosë së Kievit, teksa autoritetet ukrainase kanë thënë se Rusia po sulmon me artileri dhe përmes sulmeve ajrore.

Fotografitë e realizuara më 24 shkurt tregojnë se si civilët po strehohen në sistemin e metrosë së Kievit, teksa frika po rritet për sulme ajrore ruse ndaj kryeqytetit ukrainas.
Stacionet e metrove më 24 shkurt u bën strehë për shumë banorë të kryeqytetit ukrainas, Kiev. Pas nisjes së operacionit rus ndaj Ukrainës, autoritetet në Kiev shpallën gjendje lufte.

6/11 Stacionet e metrove më 24 shkurt u bën strehë për shumë banorë të kryeqytetit ukrainas, Kiev. Pas nisjes së operacionit rus ndaj Ukrainës, autoritetet në Kiev shpallën gjendje lufte.

Fotografitë e realizuara më 24 shkurt tregojnë se si civilët po strehohen në sistemin e metrosë së Kievit, teksa frika po rritet për sulme ajrore ruse ndaj kryeqytetit ukrainas.
Disa nga civilët kanë marrë me vete çanta me gjësendet e tyre personale, teksa Rusia po e sulmon Ukrainën në shumë fronte.
7/11 Disa nga civilët kanë marrë me vete çanta me gjësendet e tyre personale, teksa Rusia po e sulmon Ukrainën në shumë fronte.
Fotografitë e realizuara më 24 shkurt tregojnë se si civilët po strehohen në sistemin e metrosë së Kievit, teksa frika po rritet për sulme ajrore ruse ndaj kryeqytetit ukrainas.
Një çift së bashku me fëmijën e tyre janë strehuar në një stacion metroje në Kiev.
8/11 Një çift së bashku me fëmijën e tyre janë strehuar në një stacion metroje në Kiev.
Fotografitë e realizuara më 24 shkurt tregojnë se si civilët po strehohen në sistemin e metrosë së Kievit, teksa frika po rritet për sulme ajrore ruse ndaj kryeqytetit ukrainas.
9/11
Fotografitë e realizuara më 24 shkurt tregojnë se si civilët po strehohen në sistemin e metrosë së Kievit, teksa frika po rritet për sulme ajrore ruse ndaj kryeqytetit ukrainas.
Banorët e Kievit, të strehuar në sistemin e metrosë, informohen për zhvillimet e fundit përmes telefonëve të tyre, teksa operacioni rus vazhdon.

10/11 Banorët e Kievit, të strehuar në sistemin e metrosë, informohen për zhvillimet e fundit përmes telefonëve të tyre, teksa operacioni rus vazhdon.

Fotografitë e realizuara më 24 shkurt tregojnë se si civilët po strehohen në sistemin e metrosë së Kievit, teksa frika po rritet për sulme ajrore ruse ndaj kryeqytetit ukrainas.
Kjo grua qan teksa shikon telefonin e saj. Operacioni ushtarak rus nisi në orët e para të 24 shkurtit, teksa presidenti rus, Vladimir Putin, tha se ky ishte një operacion për "çmilitarizimin" e Ukrainës.
11/11 Kjo grua qan teksa shikon telefonin e saj. Operacioni ushtarak rus nisi në orët e para të 24 shkurtit, teksa presidenti rus, Vladimir Putin, tha se ky ishte një operacion për "çmilitarizimin" e Ukrainës.
Fotografitë e realizuara më 24 shkurt tregojnë se si civilët po strehohen në sistemin e metrosë së Kievit, teksa frika po rritet për sulme ajrore ruse ndaj kryeqytetit ukrainas.
Previous slide
Next slide

00:38 25.2.2022

Zelenskiy: 137 persona janë vrarë në ditën e parë të sulmit rus

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, tha se 137 shtetas ukrainas – ushtarë dhe civilë – u vranë të enjten, në ditën e parë të operacionit ushtarak rus kundër Ukrainës.

Zelenskiy po ashtu bëri të ditur se ka nënshkruar dekretin për urdhërimin e mobilizimit të përgjithshëm.

Të gjithë rezervistët janë thirrur në ushtri, thuhet në dekret. Ky dekret do të jetë në fuqi për 90 ditë.

Sipas një raporti të Global Firepower, Ukraina ka 250,000 forca rezerviste, aq sa ka edhe Rusia.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG