Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

• Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
• Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
• Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
• Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
• Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
• Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
12:20 26.2.2022

Doracaku i Millosheviqit në duart e Putinit

Presidenti rus, Vladimir Putin, sikur e ka “ringjallur” ish-liderin serb, Sllobodan Millosheviq.

Mesazhet që ai dërgoi disa ditë para sulmit në Ukrainë, përkujtojnë matricën e Millosheviqit, e njohur nga vitet ‘90 në Ballkanin Perëndimor.

Një material për ngjashmëritë në retorikën e Putinit dhe Millosheviqit, mund ta gjeni këtu.

12:53 26.2.2022

Për më pak se tri ditë, 100,000 refugjatë ukrainas në Poloni

Rreth 100,000 njerëz kanë kaluar nga Ukraina në Poloni që nga fillimi i pushtimit rus, tha Garda Kufitare e Polonisë.

"Fluksi i refugjatëve po rritet", tha zëdhënësja Anna Michalska.

Sipas saj, më shumë se 20,000 njerëz kanë mbërritur që nga ora 06:00, të shtunën.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Qeveria e Polonisë është zotuar se do të pranojë këdo që ik nga lufta në Ukrainë dhe se do t'u ofrojë strehim të përkohshëm atyre që nuk kanë ku të shkojnë.

12:59 26.2.2022

Dita e tretë e luftës në Ukrainë

Forcat ruse kanë avancuar drejt kryeqytetit ukrainas, Kiev, teksa lufta ka hyrë në ditën e tretë.

Në këtë fotogaleri mund të gjeni pamjet e fundit të kapura nga foto-reporterët botërorë:

Kievi cak i granatimeve ruse

Ushtarët ukrainas shihen pranë një kompleksi banesor në Kiev, të dëmtuar nga granatimet.

1/9 Ushtarët ukrainas shihen pranë një kompleksi banesor në Kiev, të dëmtuar nga granatimet.

Forcat ruse kanë avancuar drejt kryeqytetit ukrainas, Kiev, teksa lufta ka hyrë në ditën e tretë. Autoritetet ukrainase kanë thënë se Kievi po goditet me artileri dhe raketa, teksa presidenti Volodymyr Zelenskyi është zotuar se do ta mbrojnë vendin.
Zjarrfikësit, ekipet e ndihmës së parë dhe ushtarët dalin në vendin e ngjarjes, pasi një makinë është dëmtuar gjatë luftimeve me trupat ruse në Kiev më 26 shkurt.

2/9 Zjarrfikësit, ekipet e ndihmës së parë dhe ushtarët dalin në vendin e ngjarjes, pasi një makinë është dëmtuar gjatë luftimeve me trupat ruse në Kiev më 26 shkurt.

Forcat ruse kanë avancuar drejt kryeqytetit ukrainas, Kiev, teksa lufta ka hyrë në ditën e tretë. Autoritetet ukrainase kanë thënë se Kievi po goditet me artileri dhe raketa, teksa presidenti Volodymyr Zelenskyi është zotuar se do ta mbrojnë vendin.
Ushtarët ukrainas pushojnë pasi kanë luftuar gjatë gjithë natës me forcat ruse në Kiev të Ukrainës.
3/9 Ushtarët ukrainas pushojnë pasi kanë luftuar gjatë gjithë natës me forcat ruse në Kiev të Ukrainës.
Forcat ruse kanë avancuar drejt kryeqytetit ukrainas, Kiev, teksa lufta ka hyrë në ditën e tretë. Autoritetet ukrainase kanë thënë se Kievi po goditet me artileri dhe raketa, teksa presidenti Volodymyr Zelenskyi është zotuar se do ta mbrojnë vendin.
Pjesëtarët e ndihmës së parë shihen duke u fshehur pasi bien sirenat për sulme ajrore në një zonë të banuar në Kiev më 26 shkurt.

4/9 Pjesëtarët e ndihmës së parë shihen duke u fshehur pasi bien sirenat për sulme ajrore në një zonë të banuar në Kiev më 26 shkurt.

Forcat ruse kanë avancuar drejt kryeqytetit ukrainas, Kiev, teksa lufta ka hyrë në ditën e tretë. Autoritetet ukrainase kanë thënë se Kievi po goditet me artileri dhe raketa, teksa presidenti Volodymyr Zelenskyi është zotuar se do ta mbrojnë vendin.
Pjesëtarët e shërbimeve emergjente u dalin në ndihmë qytetarëve pasi një ndërtesë banimi goditet nga granatimet më 26 shkurt.

5/9 Pjesëtarët e shërbimeve emergjente u dalin në ndihmë qytetarëve pasi një ndërtesë banimi goditet nga granatimet më 26 shkurt.

Forcat ruse kanë avancuar drejt kryeqytetit ukrainas, Kiev, teksa lufta ka hyrë në ditën e tretë. Autoritetet ukrainase kanë thënë se Kievi po goditet me artileri dhe raketa, teksa presidenti Volodymyr Zelenskyi është zotuar se do ta mbrojnë vendin.
Një ndërtesë e dëmtuar nga granatimet e fundit në Kiev më 26 shkurt.

6/9 Një ndërtesë e dëmtuar nga granatimet e fundit në Kiev më 26 shkurt.

Forcat ruse kanë avancuar drejt kryeqytetit ukrainas, Kiev, teksa lufta ka hyrë në ditën e tretë. Autoritetet ukrainase kanë thënë se Kievi po goditet me artileri dhe raketa, teksa presidenti Volodymyr Zelenskyi është zotuar se do ta mbrojnë vendin.
Zjarr e tym shihet duke dalë nga një ndërtesë në Kiev të Ukrainës më 26 shkurt.
7/9 Zjarr e tym shihet duke dalë nga një ndërtesë në Kiev të Ukrainës më 26 shkurt.
Forcat ruse kanë avancuar drejt kryeqytetit ukrainas, Kiev, teksa lufta ka hyrë në ditën e tretë. Autoritetet ukrainase kanë thënë se Kievi po goditet me artileri dhe raketa, teksa presidenti Volodymyr Zelenskyi është zotuar se do ta mbrojnë vendin.
Qytetarët shtrihen për toke dhe mundohen të fshihen pasi bien sirenat për sulme ajrore. Kiev, 26 shkurt, 2022.

8/9 Qytetarët shtrihen për toke dhe mundohen të fshihen pasi bien sirenat për sulme ajrore. Kiev, 26 shkurt, 2022.

Forcat ruse kanë avancuar drejt kryeqytetit ukrainas, Kiev, teksa lufta ka hyrë në ditën e tretë. Autoritetet ukrainase kanë thënë se Kievi po goditet me artileri dhe raketa, teksa presidenti Volodymyr Zelenskyi është zotuar se do ta mbrojnë vendin.
Kryeqyteti ukrainas, Kiev është goditur nga artileria dhe raketat më 26 shkurt, 2022.
9/9 Kryeqyteti ukrainas, Kiev është goditur nga artileria dhe raketat më 26 shkurt, 2022.
Forcat ruse kanë avancuar drejt kryeqytetit ukrainas, Kiev, teksa lufta ka hyrë në ditën e tretë. Autoritetet ukrainase kanë thënë se Kievi po goditet me artileri dhe raketa, teksa presidenti Volodymyr Zelenskyi është zotuar se do ta mbrojnë vendin.
Previous slide
Next slide

13:07 26.2.2022

Kievi vendos shtetrrethim nga ora 17:00

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, shpalli një shtetrrethim të ri për kryeqytetin ukrainas: nga ora 17:00 deri në 08:00, sipas kohës lokale.

Masa, e cila hyn në fuqi nga sot (26 shkurt), zëvendëson shtetrrethimin e mëparshëm nga ora 22:00 deri në orën 07:00.

“Të gjithë civilët në rrugë gjatë shtetrrethimit do të konsiderohen anëtarë të grupeve të sabotimit dhe zbulimit të armikut”, shkroi Klitschko në Twitter.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG