Ndërlidhjet

Bregoviq në Korçë: Gaz lotsjellës, “Kosovska” dhe “Kallashnikov”


Bregoviq performon në Korçë në mes të kundërshtimeve
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:23 0:00

Bregoviq performon në Korçë në mes të kundërshtimeve

Këngëtari Goran Bregoviq performoi në Festën e Birrës në Korçë, duke hapur koncertin me këngën në gjuhën shqipe "Kosovska" (e Kosovës) të bendit "Bijelo Dugme" dhe duke e përfunduar me këngën "Kallashnikov", këngë që cilësohet se “zgjoi nacionalizmin serb”.

Në fillim të koncertit, që u organizua nga Bashkia e Korçës, persona të panjohur hodhën gaz lotsjellës.

Megjithatë, sipas ekipit të Radios Evropa e Lirë, që raportoi nga Korça, tymi u shpërnda shumë shpejt dhe koncerti nuk u ndal.

Jozyrtarisht mësohet se disa persona janë shoqëruar në polici.

Goran Bregoviq duke kënguar në Festën e Birrës në Korçë, që organizohet nga Bashkia e Korçës.
Goran Bregoviq duke kënguar në Festën e Birrës në Korçë, që organizohet nga Bashkia e Korçës.

Para koncertit, disa rrugë të qytetit të Korçës u bllokuan dhe forca të shumta policore rrethuan perimetrin e zonës ku po zhvillohet organizimi për të ruajtur rendin publik.

Pjesëmarrja e këngëtarit Bregoviq në këtë koncert është kundërshtuar në Kosovë dhe Shqipëri.

Këto kundërshtime u bënë nën pretendimin se këngët e tij zgjuan nacionalizëm serb dhe nxitën ushtarët serbë të shkaktojnë masakra në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë.

Atmosfera para nisjes së këtij koncerti në Korçë ishte e qetë.

Korça përgatitet për koncertin e Goran Bregoviqit
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:20 0:00

Fluturije Cenolli, banore e Korçës nuk i kupton kundërshtimet në lidhje me pjesëmarrjen e Bregoviqit pasi thotë se "kënga është më e mirë sesa lufta".

“Këngë do të këndojë dhe do të iki, s’ do të bëjë luftë”, tha ajo.

Në anën tjetër, vendimi i organizatorëve që hyrja në koncert të bëhet me bileta që kushtojnë 1000 lekë i është dukur e padrejtë korçarit, Denis Guri.

“Nuk kam qenë ditëve të tjera e jo sot që është me lekë”, tha ai.

Ndërkaq koncertin dhe atmosferën e 22 gushtit e mirëpriti një qytetar që kishte shkuar atje nga Burreli.

“Nuk i prish punë shtetit shqiptar apo kosovar Goran Bregoviqi”, tha Basir Salaj.

Festa e Birrës në Korçë ka nisur më 18 gusht dhe përfundon të dielën më 22 gusht.

Disa këngëtarë shqiptarë dhe sponsorë të këtij organizimi u tërhoqën nga pjesëmarrja ditëve të kaluara në vazhdën e kundërshtimeve lidhur me pjesëmarrjen e Goran Bregoviqit.

Kush është Goran Bregoviq?

Goran Bregoviq, u lind në Sarajevë në vitin 1950.

Babai i tij ishte kroat dhe nëna serbe, kurse gruaja e tij është boshnjake.

Ai është një muzikant dhe ish-frontman i grupit “Bijelo Dugme”, një nga grupet më të njohura të rokut në ish-Jugosllavi.

Bregoviq vetë nuk është shprehur publikisht mbi luftërat në ish-Jugosllavi.

“Qëndrimi neutral” thonë se ishte arsyeja për të cilin publiku e dënon.

XS
SM
MD
LG