Ndërlidhjet

Koreja e Veriut mban paradën pa armatim të ri


Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un përshëndetet me njerëzit gjatë një ngjarjeje për të shënuar 73 vjetorin e themelimit të Koresë së Veriut në Phenian, 8 shtator.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un përshëndetet me njerëzit gjatë një ngjarjeje për të shënuar 73 vjetorin e themelimit të Koresë së Veriut në Phenian, 8 shtator.

Koreja e Veriut ka mbajtur një paradë për të shënuar 73 vjetorin e themelimit të republikës, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.

Në ceremoninë që u mbajt në sheshin Kim Il Sung të kryeqytetit Phenian ka marrë pjesë edhe udhëheqësi, Kim Jong Un.

Në të kaluarën, Koreja e Veriut i ka përdorur paradat ushtarake për të shfaqur sisteme të reja të armatimit dhe raketave.

Kësaj rradhe, në bazë të fotografive të publikuara, nuk është parë ndonjë sistem i ri ushtarak në paradë.

Ekspertët për situatën në Korenë e Veriut vunë re se Kim Jong Un kishte humbur peshë, por dukej më i shëndetshëm.

Për shumë vjet ka pasur informacione të ndryshme për shëndetin e udhëheqësit 37-vjeçar, i cili njëjtë sikurse vendi që e udhëheq, është i mbuluar me mister.

“Është e habitshme se sa i shëndetshëm po duket Kim Jong Un në këto fotografi të djeshme”, shkroi Martyn Williams, një ekspert i Koresë së Veriut në Qendrën Stimson me qendër në Uashington, në Twitter.

Në qershor, mediat shtetërore publikuan pamjet e Kim Jong Un pasi ai u zhduk nga publiku për disa javë. Në ato pamje ai dukej se kishte humbur peshë.

XS
SM
MD
LG