Ndërlidhjet

Koreja Veriore iu rikthehet testimeve raketore


Momenti para lëshimit të një rakete verikoreane. Fotografi nga arkivi.

Koreja Veriore ka lëshuar të dielën disa raketa balistike në ujërat lindorë, duke kryer kështu testimet e para këtë muaj.

Pheniani ka lëshuar numër rekord të raketave balistike këtë vit – më shumë se 60 – si dhe ka testuar disa raketa balistike interkontinentale.

Ushtria e Koresë Jugore ka identifikuar vëzhgimin e dy raketave verikoreane.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë jugkoreane, raketat janë lëshuar me 50 minuta dallim prej njëra-tjetrës, mirëpo nuk ka dhënë hollësi për llojin e saktë të raketës dhe sa gjatë kanë fluturuar.

Mirëpo ushtria jugkoreane kanë thënë se ka zgjeruar spektrin e vëzhgimit dhe është në koordinim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarët japonezë kanë thënë se dy raketa kanë rënë në ujërat mes Gadishullit Korean dhe Japonisë, mirëpo nuk ka raportime për lëndime njerëzore.

Ata e kanë kritikuar Korenë Veriore për kërcënim të sigurisë së Japonisë, rajonit dhe komunitetit ndërkombëtar.

Pheniani ka kryer gjashtë testime bërthamore në periudhën 2006-2017 dhe është raportuar se po përgatitet për testimin e shtatë.

Këtë vit, Koreja Veriore ka miratuar ligjin për shpallje të vetes si shtet me armë bërthamore.

Lideri i shtetit, Kim Jong-un, ka hedhur poshtë mundësinë e bisedimeve për çarmatosje.

Ky shtet në lindje të Azisë dënon vazhdimisht sanksionet dhe deklaron se sistemi bërthamor i duhet për qëllime të mbrojtjes.

XS
SM
MD
LG