Ndërlidhjet

Koreja e Veriut thotë se ka testuar armë të reja


Testimi i një rakete nga Koreja e Veriut. Fotografi ilustruese nga arkivi.
Testimi i një rakete nga Koreja e Veriut. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Koreja e Veriut ka testuar “një kokë të re, të madhësisë së madhe”, e dizajnuar për raketat strategjike lundruese, tha media shtetërore më 20 prill.

Ky ishte njoftimi i fundit për testimin e armëve që kur u ndalua monitorimi i sanksioneve të Kombeve të Bashkuara ndaj Phenianit, për shkak se Rusia vendosi veto për vazhdimin e mandatit të panelit që monitoronte sanksionet.

Analistët kanë paralajmëruar se Koreja e Veriut mund të jetë duke testuar raketa lundruese para se t’i dërgojë ato në Rusi, në mënyrë që Moska t’i përdorë ato në Ukrainë. Uashingtoni dhe Seuli kanë pretenduar se lideri verikorean, Kim Jong Un, ka dërguar armë në Moskë, pavarësisht sanksioneve të OKB-së që ndalojnë një gjë të tillë.

“Administrata e Raketave e Koresë së Veriut ka kryer një test të fuqishëm të një koke të re, e dizajnuar për raketat strategjike lundruese të llojit 'Hwasal-1 Ra-3'”, raportoi agjencia e lajmeve KCNA.

Koreja e Veriut po ashtu ka testuar raketën e re kundërajrore 'Pyoljji-1-2', tha KCNA, duke shtuar se dy testimet u kryen pasditen e së premtes.

Koreja e Jugut tha se ka detektuar “disa raketa lundruese dhe raketa tokë-ajër” që u lëshuan në det nga Koreja e Veriut.

Seuli tha se po vëzhgon nga afër aktivitetet ushtarake të Veriut, duke shtuar se nëse Pheniani “kryen provokime, ne do t’i ndëshkojmë rëndë”.

Gjatë këtij viti, Veriut tha se Jugu është “armiku kryesor”, duke hequr dorë po ashtu nga qëllimi i bashkimit të dy Koreve.

Për dallim nga raketat balistike, testimi i raketave lundruese nuk ndalohet sipas sanksioneve aktuale të OKB-së kundër Koresë së Veriut.

Këto lloje raketash fluturojnë në lartësi më të ulëta dhe janë më të sofistikuara se raketat balistike. Raketat lundruese po ashtu më vështirë detektohen dhe rrëzohen.

XS
SM
MD
LG