Ndërlidhjet

Raport kritik për Kadyrovin


Raport kritik për Kadyrovin
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:09 0:00

Një protestues ka hedhur një shumë të dollarëve fals, në drejtim të politikanit opozitar rus, Ilya Yashin, përderisa ky i fundit po prezantonte një raport mjaft kritik ndaj liderit çeçen, Ramzan Kadyrov. Kjo nuk ishte ndërhyrja e vetme gjatë konferencës për medie të Yashinit, të mbajtur në Moskë. Një burrë tjetër u largua me shpejtësi, pas thirrjeve pro Kadyrovit. Nga ana tjetër, Yashin e vazhdoi konferencën, pavarësisht tentimeve të policisë për ta ndërprerë atë, për shkak të një kërcënimi me bombë. Në raportin e tij, Yashin tha se Kadyrov ka futur elemente të ligjit të Sheriatit në Çeçeni dhe se është duke krijuar atje një “ushtri personale”, me rreth 30 mijë ushtarë. Yashin ka bërë thirrje për dorëheqje të menjëhershme të Kadyrovit.

XS
SM
MD
LG