Ish-senatori amerikan, Bob Dole vdiq më 5 dhjetor 2021. Në vitin 1990, Dole ka udhëhequr një delegacion të SHBA-së në Kosovë, vizitë e cila, siç ka deklaruar më vonë në një postim në Twitter, “ishte fillimi i një rrugëtimi drejt pavarësisë për popullin e Kosovës”. Në vitet pasuese, Dole disa herë kishte vizituar Kosovën dhe ishte takuar me krerët politikë. Për nder të angazhimit të tij për Kosovën, më 2020 në Prishtinë u vendos busti i tij.
Angazhimi i ish-senatorit Dole për Kosovën
5
Ish-senatori Dole gjatë vizitës më 3 korrik 1999 në një kamp të refugjatëve në afërsi të Shkupit, u takua me refugjatët shqiptarë të Kosovës.
6
Ish-senatori Bob Dole gjatë vizitës në Prishtinë më 4 korrik 1999.
7
Vizita e ish-senatorit Bob Dole në Prishtinë më 29 gusht 2000. Atëbotë, ai ishte edhe kryetar i Komitetit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur.
8
Më 30 gusht të vitit 2020, për nder të angazhimit të ish-senatorit Bob Dole, në Prishtinë u inaugurua busti i tij. Inaugurimi i këtij busti përkoi me 30-vjetorin e vizitës së delegacionit amerikan në Kosovë, që ishte udhëhequr nga Dole.