Ndërlidhjet

Sheshet mbushen me libra

  • RFE /RL

Edhe në Kosovë po shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit. Në Prishtinë, në kryeqytetin e Kosovës, janë organizuar aktivitete të shumta nga organizata të ndryshme joqeveritare dhe shtëpi botuese, të cilat po e shënojnë këtë ditë, duke organizuar aktivitete të shumta. Disa nga aktivietet që po mbahet në sheshin "Nënë Tereza" në Prishtinë janë "Sjell një libër – merr një tjetër", "Ekspozitë e hapur (aty për aty) për librat dhe edukimin përgjithësisht”, si dhe takime dhe diskutime me shkrimtarë dhe personalitete të tjera të njohura.Dita Ndërkombëtare e Librit është një ngjarje vjetore që shënohet çdo vit më 23 prill dhe që ka për qëllim promovimin e leximit, botimit dhe të drejtave të autorit. Vendimi për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Librit është marrë në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s, më 1995, në Paris.

Trego më shumë

XS
SM
MD
LG