Ndërlidhjet

Osmani: Anëtarësimi në NATO parakusht për paqen në rajon


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë ceremonisë së 13 vjetorit të pavarësisë, më 17 shkurt 2021.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë ceremonisë së 13 vjetorit të pavarësisë, më 17 shkurt 2021.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të shtunën se shteti i Kosovës e ka objektiv kryesor anëtarësimin në NATO.

Duke folur në ceremoninë që është mbajtur në kazermën “Adem Jashari” në shënimin e Epopesë së UÇK-së, Osmani tha se sa Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), po rritet çdo ditë e më shumë.

Teksa ka përmendur luftën në Ukrainë, ajo tha se anëtarësimi i Kosovës në NATO është i domosdoshëm që të ruhet paqja në rajon.

“Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik i shtetit tonë, andaj anëtarësimi është më i domosdoshëm se kurrë dhe është parakusht për paqen në rajon”, tha Osmani.

Shansi i Kosovës për NATO
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:11:27 0:00

Presidentja Osmani tha po ashtu se “kërcënimet ndaj lirisë janë realitet që akoma po e përjetojmë”.

“Ne nuk duhet të heqim dorë asnjëherë nga përpjekja që shtetin ta mbajmë stabil. Si komandante supreme jam e bindur që ju ushtarë do ta bëni këtë dhe jeni gati për çdo situatë. Besoj fuqishëm se jeni gardianët tanë dhe çdo cepi të territorit tonë”, tha Osmani para ushtarëve të FSK-së.

Disa ditë më parë, ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj ka kërkuar që të ndodh anëtarësimi i përshpejtuar i Kosovës në NATO dhe vendosja e Bazës së Përhershme të Forcave Amerikane në Kosovë.

Ai ka thënë se kjo është nevojë e menjëhershme për garantimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.

XS
SM
MD
LG