Ndërlidhjet

Kosova rinis vaksinimin kundër COVID-19


Vaksinimi në sallën "1 Tetori". Prishtinë, 5 maj, 2021.
Vaksinimi në sallën "1 Tetori". Prishtinë, 5 maj, 2021.

Kosova ka rinisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit, pas pranimit të 4,680 vaksinave të kompanisë Pfizer/BioNTech më 4 maj.

Procesi i vaksinimit po vazhdon në Sallën 1 Tetori në Prishtinë.

Kjo është pjesa e parë e 95,000 dozave që Bashkimi Evropian i ka ndarë për Kosovën, në kuadër të mbështetjes së vaksinimit në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka njoftuar të martën se këto doza do të përdoren për vaksinimin e punëtorëve shëndetësorë, të cilët nuk kanë mundur të vaksinohen në fazën e parë të vaksinimit, për arsye shëndetësore.

Kosova ka nisur procesin e vaksinimit në fund të muajit mars, me 24,000 doza të vaksinës AstraZeneca, të siguruara nga programi Covax i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Në total, Kosova ka regjistruar 105,711 raste pozitive me COVID-19, sëmundja që shkakton koronavirusi.

Prej tyre, 2,191 kanë vdekur dhe 96,012 janë shëruar.

Newsletter

Gjithçka që duhet të dini për temën më të diskutuar të javës jua sjellim të enjteve në tre minuta. Regjistrohuni për t'u informuar të parët!

XS
SM
MD
LG